E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, pjesë e Besës në Intertoto

Artim Shaqiri, sulmuesi i njohur shqiptar nga Maqedonia, do të luajë për Besën në Kupën Intertoto, përpara së të vendosë për të ardhmen e tij për vazhdimësinë me formacionin e presidentit Bizhdili. Edhe portieri Suad Zendeli e mbrojtësi Zekeria Ramadani kanë konfirmuar praninë e tyre.
Skuadra kavajase do të ketë përballë Ethniko Achnas të Qipros, një ekip i njohur për ambientin shqiptar, pasi ka luajtur kundër Partizanit, po në Kupën Intertoto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›