E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda “djeg” Italinë: 3 - 0

Holanda me fitoren e thellë 3-0 ndaj kampionëve të botës në fuqi, Italisë, prezantoi veten si formacioni më produktiv i gjashtë ndeshjeve të para, duke qenë favoriti kryesor për të dalë me sukses nga rrethi i "grupit të vdekjes".
Një gol (në pozicion të dyshimtë ) i sulmuesit të Realit në minutën e 26-të, Rud Van Nistelroi (32 gola me përfaqësuesen), u pasua pas pesë minutash nga një tjetër jashtëklas madrilen, Uesli Shnajder (31'). Për të bërë edhe tragjike humbjen e "axurrëve" të Roberto Donadoni kontribuoi edhe Van Bronkhorst, i cili trefishoi rezultatin në të 79' duke i dhënë tri pikë të arta formacionit portokalli. Italia, mesa duket pagoi shtrenjtë mungesën e kapitenit Fabio Kanavaro. Holanda u hakmor edhe për atë eliminim nga Italia në gjysmëfinalet e Euro 2000.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›