E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë-Italia, sfida e bukurosheve

Supersfida Holandë-Itali nuk ishte vetëm një nga përplasjet më ë shumëprtura në serinë e parë të ndeshjeve, por për faqen italiane sports.it ajo ishte dhe një betejë midis grave të futbollistëve të dy ekipeve, ku përballë njëra-tjetrës ishin gratë e të dashurat e futbollistëve nga të dy kampet. Italianet janë me shumicë, duke filluar nga gruaja e Del Pieros, Sonia Amurozo e deri të Valentina Liguori, e dashura e Zambrotës. Edhe e dashura e Luka Tonit, sulmuesit të Bajernit të Munihut, nuk është më pak në foton e propozuar. Rozaria Kanavo, ish e dashura e Antonio Kasanos dhe tani mikja e Panucit plotëson "axurrinat". Nga kampi portokalli menuja plotësohet me Silvi van der Vart, bashkëshortja e Rafael van der Vart dhe zonja Roben, gruaja e sulmuesi të Realit të Madridit, Arjen Roben.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›