Dinamo kerkon kreun e vetme Kastrioti nje pengese jo e vogel
Dinamovitet do te zbresin sot ne fushe perballe Kastriotit ne nje ndeshje te rendesishme per vazhdimesine e kampionatit ku synimi i vetem eshte per te marre serish kreun e vetem. Qe nga e shtuna blute jane ne krye por kete vend e ndajne me pike te barabarta me Skenderbeun dhe Flamurtarin. Nje hap fals ne Kruje do te ishte teper i rende per Dinamon edhe pse rivalet luajne te dy ne transferte si Skenderbeu ne fushen e veshtire te Lacit por edhe Flamurtari ne Loro Borici. Bluve pritet tju mungoje Elis Bakaj i cili eshte i skualifikuar per shkak te kartoneve ndersa vendin e tij do ta zere sulmuesi Fatjon Sefa. Skema 4-2-3-1 duket se do te perdorej nga Dinamo ne Kruje teksa Orelesi-Sekseni do te formonte dyshen perpara mbrojtjes. Te premten eshte demtuar edhe Muzaka i cili me shume mundesi nuk do te jete i disponueshem per ndeshjen e sotme. Por problemet per Mergjyshin mund te vijne ne rast se duhen bere nderhyrje gjate takimit pasi stoli tashme eshte i reduktuar.