Transgresioni i mbetjeve dhe sovraniteti
Ne shtetin e sotem modern qartazi ka nje zhvendosje pozicionimi nga shfrytezues mjedisor dhe mbrojtes territorial ne mbrojtes mjedisor. Sovraniteti si proces i modernizimit eshte bere reflektues ne adoptimin e ndryshimeve globale mjedisore. Gjithnje e me shume ne diskutimet konstitucionale mbi sovranitetin po absorbohen argumentet ekologjike e tash po flitet edhe per greening of sovereignity gjelberimi i sovranitetit. Por ajo qe ka shume rendesi eshte te kthejme syte nga sovraniteti funksional apo efektiv. Ky sovranitet ne Shqiperi po degradon keqazi ne nje mbetje-sovranitet. Shembulli me i fundit eshte transgresioni territorial i ardhur nepermjet vendimit te fundit te qeverise per importin e mbetjeve. Importimi i mbetjeve ne Shqiperi edhe ne rastin me te perkryer te menaxhimit te tyre pa kurrfare korrupsioni dhe me me te miren teknologji nuk e ruan dot mjedisin se paku ne gjendjen qe eshte pasi ne fund te fundit do prodhohet nje mbetje shtese pergjithesisht e rrezikshme dhe shume e rrezikshme qe kerkon edhe hapesire shtese per tu depozituar ne nje vend me pak toke per fryme e me me pak akoma toke fushore per fryme e per me teper qe kjo hapesire eshte e destinuar per sektore prioritare te zhvillimit te vendit si bujqesia dhe turizmi. Importimi i mbetjeve krah per krah me importin e industrive ndotese te instaluara dhe qe jane projektuar per tu instaluar se shpejti si nje seri fabrikash cimentoje super TEC me qymyr me lende te pare te importuar TEC-e me mbetje biomase te importuar superport kontenieresh duke shtuar ketu dhe ekspansionin e importit te ushqimeve OMGJ per kafshe e njerez cojne ne projektimin e nje territori te degraduar sovraniteti mbi te cilin rezulton paq nje mbetje-sovranitet pra nje sovranitet ku sovranit pra popullit pas degradimit te mjedisit ku ai jeton i ka mbetur shume pak per te ushtruar sovranitetin e tij. Sovraniteti negativ eshte i nenkuptueshem ne shume marreveshje mjedisore nderkombetare perfshi dhe Konventen e Bazelit mbi kontrollin e levizjeve nderkufitare te mbetjeve dhe Protokollin e Kartagjenes mbi biosigurine ku Shqiperia eshte pale. Keto marreveshje te iniciuara nga vendet e zhvilluara jane nje mbeshtetje rregullatore per ekspansion fitimprures te kompanive nderkombetare pasi nuk ndodh per shembull qe nje kompani afrikane qe prodhon nikel apo plastike mbetjet ti transferoje ne France apo ne Holande e kunderta ndodh. Dhe Shqiperia ne kete kontekst eshte me afer Afrikes se Europes. Por edhe ne Konventen e Bazelit shprehet fare qarte se Palet e kesaj Konvente bien dakord me te duke ditur plotesisht qe cdo shtet ka te drejten sovrane te ndaloje hyrjen ose asgjesimin e mbetjeve te rrezikshme te huaja ose mbetjeve te tjera ne territorin e tij.
Per te qene me miqesore ne perdorimin e mbetjeve brenda Konventes se Bazelit mbetjet u klasifikuan ne grupe qe u quajten lista e Gjelber e Verdhe dhe e Kuqe. Por kjo nuk do te thote qe mbetjet e plumbit aluminit nikelit apo plastika te perfshira ne listen e gjelber jane te gjelbra pra qe jane mbetje te parqeve te gjelberuara apo mbetje qe e kane driten jeshile te hapur. Thjesht ato jane mbetje jo aq te rrezikshme krahasuar me disa mbetje te tjera. Ajo qe eshte themelore eshte se edhe si rrjedhoje e abuzimeve te medha qe behen ne transportin e mbetjeve kudo neper bote legjislacioni ka ardhur duke u forcuar gjithnje e me teper. Ne Bashkimin Europian legjislacioni per eksport-import mbetjesh eshte qindra faqesh.
Vendimi i Keshillit te Ministrave per miratimin e listes se mbetjeve qe lejohen te importohen ne Shqiperi jo cuditerisht nuk ka reference perqasjeje me legjislacioni e BE-se. Projekti i Komisionit Europian Plani Kombetar i Zbatimit te Legjislacionit Mjedisor ne Shqiperi INPAEL rezulton te jete injoruar. Draft-ligjet mjedisore hartuar me ndihmen e INPAEL e nje set i tere aktesh ligjore lidhur me menaxhimin e mbetjeve qe jane duke u formuluar jane injoruar gjithashtu. Projektligji me i rendesishem qe do ndihmonte vendimmarrjen shqiptare per te shpetuar nga presioni i madh korruptiv eshte projektligji Per vleresimin strategjik mjedisor mbeshtetur ne Direktiven 2001/42/EC i percaktuar te kete perputhshmeri te plote me ate te BE-se me afat per te perfunduar ne tetor 2009 eshte braktisur. Po ashtu eshte braktisur dhe ligji i Planifikimit te Territorit i cili detyron hartimin e Planit te Pergjithshem Kombetar. Ne kete plan duhet te vendoset mes te tjerash nese eshte industria e riciklimit me baze importimin e mbetjeve pjese e zhvillimit te qendrueshem te Shqiperise. VKM e plehrave e meriton te quhet e tille dhe gjithe legjislacioni i permendur si me siper ka te detyrueshme te perfshije ne menyre eksplicite informimin e pjesemarrjen e publikut ne vendimmarrje sipas Konventes se Aarhusit konvente qe lidh te drejtat mjedisore me ato humane. Injorimi i publikut ne pjesemarrjen ne kete vendimmarrje nuk ben gje tjeter vecse ne thelb demton rende sovranitetin e nje vendi demokratik duke e katandisur ate ne nje sovranitet reduksionist mbi nje territor te degraduar apo nje mbetje-sovranitet.