Behrami mund ta braktisë Lazion

Reprezentuesi zviceran, kosovari Valon Behrami mund ta braktisë Lazion, shkruan Gazetta dello Sport. Mbrojtësi 22 vjecar është vwnw në shënjestër të klubeve të mëdha të futbollit si Milan, Fiorentina, Palermo dhe Bajern Mynih. Sipas kësaj gazete "shqiponjat" nga Roma për shërbimet e talentit të tyre kërkojnë 12 milionë euro. I lindur në Kosovë Behrami ka marrëveshje me Lazion edhe për tre vjet. Nuk dihet ende nëse ai do ta braktisë ekipin e tij Lazio në afatin e janarit, apo në verën e ardhshme.
Reshat Ibrahimi