E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet me granate ne kasolle

Pogradec- Fund tragjik per nje 42-vjecar nga Pogradeci, qe vuante prej vitesh nga depresioni dhe kurohej. Artur Xhukellari eshte gjetur i pajete nga familjaret, ndersa eshte vetevrare duke u hedhur ne ere, me granate luftarake. Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme ne fshatin Verdove. Burime te policise vendore bene te ditur se 42-vjecari, eshte derguar i vdekur ne spitalin e Pogradecit dhe mjeket nuk kane arritur ta shpetojne. Nga hetimet e policise mesohet se Xhukollari, ndersa ndodhej i vetem ne shtepi, ka shkuar ne kasolle dhe eshte vetevrare me nje granate dore. Policia ben te ditur se ne vendin e ngjarjes jane gjetur copa metali te granates, si dhe unaza e sigureses. Te marre ne pyetje, familjaret kane deklaruar se 42-vjecari prej disa kohesh ishe nen depresion dhe per kete, mjekohej rregullisht. Kur pjesetaret e tjere te familjes ishin larguar per ne pune, 42-vjecari Xhukellari, si perhere kishte qendruar ne shtepi. Asnje nga pjesetaret e familjes nuk ka pranuar ne polici se kishte dijeni per granaten e gjendur ne kasolle, e cila perdorej si magazine per ushqimin e bagetive. "Ne jemi duke hetuar per rrethanat dhe nese behet fjale per nje shkaktim vetevrasje. Per momentin nuk ka dyshime, qe nje tjeter person te kete sulmuar viktimen, dhe jane mbledhur deshmite e rastit", tha nje hetues per gazeten diten e djeshme. Familjaret jane shprehur se kishin degjuar zhurmen dhe me pas gjeten trupin e pajete te te afermit ne kasolle. Edhe nga deshmite e banoreve te fshatit, eshte mesuar se i ndjeri vuante nga nje semundje mendore per te cilen kurohej dhe akti mund te jete ndermarre ne kushte te renda depresioni. Mjeket e spitalit u shprehen se Xhukollari kishte mberritur i pajete dhe me plage, nga copat e granates luftarake, ne te gjithe trupin. Per ngjarjen po heton edhe prokuroria, e cila ka marre dosjen prej policise vendore.

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›