Dinamo te shtunen miqesore me Besen
Sejdini do te kete mundesi te zhvilloje stervitje me te gjithe grupin e tij, pas kthimit te lojtareve te kombetares A dhe asaj U-21. Sulmuesi i kesaj te fundit, Eleandro Pema, eshte kthyer para te tjereve dje dhe ka qene i pranishem pak minuta ne fushen e stervitjes, ku ka takuar Sejdinin e Bozhiqin, por pa u bashkuar me shoket. Ilion Lika dhe Erion Xhafa jane kthyer mbreme nga San Marino dhe sot pasdite do te jene te gatshem ne stervitje. Neser pasdite, rreth ores 17:15, Dinamo do te zhvilloje nje tjeter miqesore ne fushen e saj, ku do te prese Besen e Kavajes, nderkohe qe ka humbur miqesoren e fundit, 1 2, kunder Flamurtarit te Vlores.