Dinamo me boshnjakët e Modriças në Champions
Kampionia e Bosnjë-Hervegovinës, ekipi serb FK Modriça, është kundërshtarja e Dinamos në turin e parë të Ligës së Kampioneve, takimet e së cilës do të zhvillohen më 15/16 korrik e ato të kthimit, shtatë ditë më pas, më 22/23 korrik.
Nëse kampionia e Shqipërisë, tashmë e drejtuar nga argjentinasi Marcelo Havier Zuleta, do të kalojë turin përballë skuadrës dinamovite, më 29/30 korrik e 5/6 gusht do të jetë kampionia e Danimarkës, Aalborg. Kundërshtari i 17-herë kampionëve të Shqipërisë, FK Modriça është shpallur sezonin e fundit, për herë të parë kampion i Bosnjë-Hercegovinës. Partizani, nënkampioni i Shqipërisë, do të përballet në turin e parë të Kupës UEFA kundër Shiroki Brijeg, nënkampiones së Bosnjë-Hercegovinës. Skuadra boshnjake Shiroki Brijeg, është një emër i njohur për ambientin e futbollit shqiptar, pasi eliminoi Teutën në turin e parë eliminator të sezonit 2005-2006. Edhe pse durrsakët fituan ndeshjen e parë në “Niko Dovana” 3-1 humbën dy javë më pas në Bosnjë me rezultatin e pastër 3-0. Shiroki ka një moshë të afërt me Partizanin. Skuadra e kuqë është themeluar në vitin 1946, ndërsa ajo boshnjake në vitin 1948. Shiroki ka fituar 3 tituj kampion të Premier Ligës (2004, 2006, 2007) dhe katër trofe si kampione e Ligës së Parë boshnjake (1994, 1995, 1996, 1998). Bilanci i Partizanit në Europë është 41 ndeshje, 8 fitore, 6 barazime dhe 27 humbje. Vllaznia duhet të jetë më e pakënaqura, pasi kundërshtari i saj është skuadra sllovene Koper. Fituesja e Kupës së Shqipërisë, megjithatë sezonin e kaluar në turin e parë të Kupës Intertoto eliminoi një skuadër kroate, NK Zagreb (1-2 në Kroaci, 1-0 në Shkodër). Bilanci i Vllaznisë në Evropë është 28 ndeshje, 8 fitore, 1 barazim e 19 humbje. Ndeshja e parë do të luhet në Slloveni (17 korrik), ndërsa e kthimit në Shkodër (22 korrik).
Kalendari
LIGA E KAMPIONEVE
Turi i parë eliminator
15/16 korrik
Dinamo (Alb)- Modriça (BH)
Ndeshja e dytë: 22/23 korrik
Kupa UEFA
Turi i parë
17-22 korrik 2008
Siroki Brijeg (Slo) - Partizani (Alb)
Koper (Slo)-Vllaznia (Alb)