Athinë, kapet shqiptari me 5.5 kile heroinë, kaloi nga Kakavija
ATHINE - Policia greke arrestoi dje një emigrant shqiptar, i cili po transportonte me makinën e tij një sasi prej 5.5 kilogram heroinë.
Pas arrestimit, policia greke deklaroi se origjina e drogës ishte Shqipëria dhe se narkotiku kishte kaluar kufirin e Kakavijës dje në mëngjes. Emigranti i arrestuar mësohet se punonte si transportues i drogës për llogari të një bande të dyshuar shqiptarësh. Korrieri i heroinës është ndaluar nga policia për kontroll para se të hynte në Athinë pas informacioneve paraprake që kishin siguruar shërbimet e Antidrogës. Heroina ishte fshehur në makinën e shqiptarit, e markës "Nissan" me targa greke. Policisë i është dashur të përdorë sharra të posaçme për të hapur disa pjesë të llamarinës së automjetit mbi fshirëset e xhamave, ku janë gjetur disa pako të vendosura me drogë. Materiali që u gjet, 5.5 kg, pas analizave në laboratorin e kriminalistikës rezultoi të jetë heroinë e pastër me destinacion Athinën. Sipas hetimeve të para të policisë greke, i arrestuari kishte kaluar kufirin e Kakavijës dje në mëngjes me qëllim që të transportonte drogën për llogari të bashkëpunëtorëve të tij. Identiteti i emigrantit 36-vjeçar nuk është bërë publik edhe pse i arrestuari qëndronte me dokumente të rregullta në Greqi. Sipas hetimeve, i arrestuari transportonte drogë për llogari të një bande që dyshohet të ketë anëtarë të saj në Fier dhe Athinë.