Policia: Zbatuam vetëm ligjin për konfliktin e pronësisë në Vaqarr
TIRANE - "Kemi zbatuar vetëm ligjin dhe nuk kemi lejuar që policia të bëhet palë në konflikt".
Ky është reagimi i drejtuesve të komisariatit të policisë nr. 6 në Kombinat të Tiranës, pas akuzave të bëra ndaj tyre nga Abdyl Zgura për mosveprim të policisë lidhur me zbatimin e një vendimi të gjykatës së kryeqytetit. Zgura, pronar i një objekti me sipërfaqe 9240 metër katrorë tek ish-pularia në Vaqarr, denoncoi dy ditë më parë në gazetën "Panorama", faktin se prona e tij po mbahej peng për shkak se disa persona kishin bllokuar rrugën hyrëse për në objekt. Sipas denoncimit, Gjykata e Tiranës kishte urdhëruar mosbllokimin e rrugës si dhe kishte nxjerrë një urdhër ekzekutimi që Përmbarimi të zhbllokonte hyrjen për tek ish-pularia në mënyrë që pronari i objektit të kishte mundësi për të shfrytëzuar pronën e tij. Përmbarimi në rrugë zyrtare i ka kërkuar komisariatit nr.6 të policisë, i cili mbulon zonën, që të ndihmojë në hapjen e rrugës së zënë nga të paktën tre persona. Sipas pronarit të objektit që pretendohej se po mbahej i bllokuar, policia nuk i ishte përgjigjur kërkesës zyrtare të Përmbarimit për zbatimin e vendimit të gjykatës. Pas publikimit në gazetën "Panorama" të këtij denoncimi, ka reaguar dje drejtuesi i komisariatit nr. 6 Durim Lame. "Policia ka zbatuar vetëm ligjin. Ne nuk jemi bërë palë në konflikt me asnjërin prej subjekteve, duke mbajtur një qëndrim ligjor dhe të paanshëm në këtë rast", është shprehur drejtuesi i komisariatit nr.6 të policisë në Kombinat. Ai tha se, edhe palët në këtë ngjarje, e kanë falënderuar atë dhe komisariatin e drejtuar prej tij për pozicionin korrekt që ka mbajtur në këtë ngjarje duke mos lejuar që policia të mbajë anën e askujt tjetër përveç ligjit. Lidhur me çështjen e bllokimit të rrugës që të çon në objektin e Abdyl Zgurës, që është marrë me qira nga një biznesmen shqiptar dhe dy kompani të huaja, drejtuesit e policisë së Kombinatit, thanë se forcat e rendit janë të vendosura të mbajnë qëndrim të rregullt e ligjor, duke mbështetur zgjidhjen në rrugë gjyqësore përmes organeve të drejtësisë lidhur me problemin që ekziston mes pronarit të godinës dhe personave, që kanë bllokuar rrugën duke pretenduar se ajo kalon mbi një pronë të tyre. re.kr