E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, merkato në Kongo dhe Kosta Rika

Edhe pse në listën aktuale Dinamo numëron gjashtë lojtarë të huaj: tre argjentinas, mbrojtësin Lukas Malarkane (13 ndeshje, 1 gol), mesfushorin Estebian Garsia (8 ndeshje, 0 gola) dhe sulmuesin Nestor Martinena (12 ndeshje, 5 gola), serbin Marko Putinçanin (11 ndeshje); nigerianin Nurudeen Orelesi (12 ndeshje) si dhe gabonezin Georges Amburet (13 ndeshje), presidenti i bluve, Besnik Sulaj, konfirmoi për “Panorama Sport”, si skuadra që ai financon do të përforcohet edhe me dy lojtarë të huaj: një mbrojtës nga Kongo dhe një mesfushor nga Kosta Rika, të cilët priten të vijnë në Shqipëri në muajin janar. Në fakt, në listën e largimeve nga Dinamo flitet se janë tri lojtarët argjentinas.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 21 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›