Kapiteni Shkembi i jep fitoren Skenderbeut

Skënderbeu ruajti hapin e Flamurtarit pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj Elbasanit, në ndeshjen e zgjidhur me golin e Bledi Shkëmbit në minutën e 68-të.
Një rrjetë e çmuar e kapitenit, e treta sezonale e mesfushorit korçar, por që i dhuroi tri pikë të çmuara skuadrës së tij në fitoren e tetë sezonale në shtëpi.
Skënderbeu mori revanshin ndaj Elbasanit të vendit të fundit, por që e kishte mundur në “Ruzhdi Bizhuta” po me rezultatin 1-0.
Pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit – 16 javë të luajtura – Skënderbeu ndodhet në vendin e dytë me 31 pikë, 3 më pak se Flamurtari i vendit të parë.
Tashmë, skuadrën me të financuar në Shqipëri – shifra vërtitet rreth 150 milionë lekë – e pret një merkato tjetër e fuqishme, pavarësisht se në grupin aktual Skënderbeu numëron jo pak por nëntë lojtarë të huaj.
Lëvizja e parë e konfirmuar është largimi i mbrojtësit Alban Dragusha drejt Kalmarit të Suedisë, ndërkohë që drejt largimit është dhe sulmuesi Mlladen Bërkiç.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 16
Sot, 23 dhjetor
Skënderbeu-Elbasani 1-0
Dinamo-Vllaznia 0-0
Flamurtari-Teuta 1-0
Nesër, 24 dhjetor
Besa-Shkumbini
Kastrioti-Bylis
Laçi-Tirana
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00
RENDITJA
Flamurtari 37
Skënderbeu 31
Vllaznia 28
Tirana 25
Dinamo 25
Teuta 21
Laçi 20
Shkumbini 20
Kastrioti 17
Bylis 15
Besa 12
Elbasani 9
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç
GOLASHËNUESIT
11 gola: Pejiç (Tirana)
10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani),
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Cikalleshi –1p (Besa); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu);
4 gola: Selimi –2p, Mile (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari);
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu)
2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Nora (Shkumbini); Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Hysa, Marashi (Laçi)
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija (Besa)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 23 Dhjetor 2010