Dinamo, miqësore luksi e... reklamë
Blutë sot luajnë përballë portugezëve të Nacional Maiderës e kthehen në Tiranë
Dinamo miqësore
luksi dhe rekla-
më. Kështu mund të cilësohet periudha e dytë përgatitore në Maribor të Sllovenisë, e cila është shoqëruar me dy ndeshje miqësore në Austri. Të dyja luksi, sepse dinamovitët, në Sant Veit, janë ndeshur me Palermon e Serisë A italiane, kurse në Bad Bleiberg, me spanjollët e Real Sociedadit. Përtej humbjeve, që nuk duken shumë të pastra, nisur dhe nga fakti se gjithnjë pas minutës së 80-të dinamovitët kanë pësuar nga tre gola, ndeshjet kanë shërbyer për reklamë. Blutë e kanë vlerësuar me nota pozitive formacionin titullar të përbërë nga Hidi, Xhafa, Pisha, Malakarne, Peqini, Putinçanin, Garcia, Muzaka, Bakaj, Vila, Martinena. Por një vlerësim i tillë ka ardhur dhe nga specialistë austriakë dhe menaxherë të huaj, të cilët kanë qenë të pranishëm. Madje të gjithë kanë mbajtur dhe shënime, por deri më tani, të paktën nga dinamovitët nuk ka pasur ndonjë pohim për emra të veçantë. Ndoshta me kthimin në Tiranë mund të vijnë dhe oferta konkrete për blutë, teksa në qendër të vëmendjes mund të jetë dhe Bakaj, i cili në të dy ndeshjet është vlerësuar pozitivisht nga specialistët austriakë. Por një gjë e tillë, të paktën dhe pas ndeshjes me Real Sociedadin, është thënë dhe për Muzakën, Martinenën, Pishën, Malakarnen e Vilën. Megjithatë, përtej këtyre vlerësimeve, për dinamovitët ka pasur dhe probleme, të cilat sipas drejtuesve vijnë prej stolit.
Miqësorja me Madeirën
Nga administratori i bluve, Ismet Saliaj, në një lidhje telefonike nga Maribori i Sllovenisë është mësuar se periudha përgatitore e bluve përfundon të premten. Që do të thotë se në orën 18:00 ata do të luajnë sot ndaj portugezëve të Nacional Madeirës dhe më pas, në orën 23:30, ata do të nisen nga Lubjana për të mbërritur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas Saliajt, gjithçka bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekipit kombëtar. Aq më tepër që nga Dinamo, për miqësoren e së mërkurës ndaj Uzbekistanit, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, janë thirrur katër lojtarë. Bakaj, Muzaka, Vila e Hidi të cilët do të jenë pjesë e kuqezinjve, ashtu sikurse përgatitësi i portierëve Ilir Bozhiqi, por dhe punëtori i dinamovitëve, Fatos Kademi. Grumbullimi i kuqezinjve fillon të dielën në Hotel “Tirana-International”, në një kohë që javën argjentinasi i pankinës dinamovite, Luis Manuel Blanko, do ta mbyllë me stërvitjen e së shtunës. E gjithë java tjetër do të jetë përqendrim për finalen e Superkupës me Besën, më 15 gusht.