Sot në NATO,nesër në BE!
OPINION nga MATHIAS DORNFELDT
Në vitin 1997, pas rënies së
firmave dyshuese piramidale dhe shkatërrimit të strukturave shtetërore...
...Shqipëria ra në një gjendje të ngjashme me luftën civile, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e misionit ushtarak Alba nën drejtimin e Italisë. Që prej asaj kohe vendi mesdhetar ka arritur qëllime domethënëse në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe është bërë vetë një faktor sigurie në kuadrin e misioneve ndërkombëtare në Afganistan, Bosnje-Hercegovinë dhe çad.
Shqipëria, që gjatë Luftës së Kosovës më 1999 priti me mijëra refugjatë nga Kosova, duke u ngarkuar së tepërmi financiarisht dhe politikisht, ia ka dalë mbanë të shndërrohet në një aktor rajonal me reputacion në Ballkanin Perëndimor. Kështu, Shqipëria është që prej 1 prillit 2009 anëtare e NATO-s. Anëtarësimi u realizua në kuadrin e Grupit të Adriatikut, ku bënin pjesë edhe Kroacia me Maqedoninë. Sipas Zëvendësministres së Jashtme, Edith Harxhi, Qeveria e Tiranës bën një politikë të jashtme e të sigurisë në mënyrë të ekuilibruar dhe nuk ka asnjë konflikt me vendet e Europës Juglindore. Madje edhe me Serbinë marrëdhëniet janë të mira, me gjithë tensionet për shkak të çështjes së njohjes së Kosovës. Në kuadrin e një vizite zyrtare ministri i Jashtëm, Meta vizitoi para pak kohësh Beogradin dhe zonën serbe të banuar me shqiptarë në Luginën e Preshevës, gjë që para pak vitesh do të kishte qenë e pamendueshme.
Shqipëria, që në Samitin e BE-së në Selanik në vitin 2003 mori një perspektivë të qartë anëtarësimi, po synon me rigorozitet hyrjen në Bashkimin Europian. Në këtë pikë të gjithë aktorët politikë të vendit ndajnë të njëjtin mendim. Në vitin 2002 filluan negociatat për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit (MSA) me BE-në, që përfunduan me sukses në vitin 2006. Në prill 2009 MSA hyri në fuqi. Gjatë presidencës çeke, më 28 prill 2009 në Pragë, Sali Berisha i dorëzoi Kryeministrit të atëhershëm të çekisë, Mirek Topolanek, kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në prill 2010 Kryeministri Berisha i dorëzoi BE-së pyetësorin e plotësuar, duke ndërmarrë kështu një hap formal të mëtejshëm në drejtim të anëtarësimit në BE. Kushtet që BE ka vendosur për anëtarësimin e Shqipërisë përfshijnë kryerjen e plotë të reformave institucionale, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe forcimin e qeverisjes vendore dhe lokale.
Shqipëria nuk ka ndonjë problem të madh për të kapërcyer në rrugën e saj për në BE, me përjashtim të një kulture politike të dobët në krahasim me vendet fqinje. Vendi nuk ka as konflikte ndëretnike, as ndërfetare apo ndonjë çështje për të zgjidhur me fqinjët e tij në rajon.
Përtej kësaj, këtë vit Shqipëria do të arrijë një tjetër etapë të rëndësishme në rrugën e saj për në Bruksel: lidhur me qarkullimin pa viza në vendet e zonës Shengen, Komisioni i BE-së më 27 maj 2010 ka klasifikuar Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në të ashtuquajturën "Listë e Bardhë e Shengeni-t". Pasi vitin e kaluar shtetasit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë shijuan heqjen e vizave, Qeveria shqiptare ka zgjidhur në mënyrë të kënaqshme të gjitha çështjet e hapura teknike dhe juridike, siç janë futja në përdorim e pasaportave biometrike për shtetasit e Shqipërisë, përmirësimi i kontrollit të kufijve detarë, si dhe përshtatja e kuadrit ligjor për azilin. Vendimi përfundimtar do të merret nga vendet anëtare në vjeshtë. Në fakt, pritet që pas heqjes së regjimit të vizave, të ketë edhe një farë rënieje të entuziazmit në lidhje me procesin e integrimit. Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, pritet që mbështetja për procesin e anëtarësimit në BE të bjerë nga rreth 88% aktualisht në më pak se 50%.
Në Shqipëri është zgjedhur Parlamenti i ri më 28 qershor 2009. Katër javë pas ditës së zgjedhjeve, më 27 korrik 2009, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi fitoren e Partisë Demokratike (PDSH). Pas numërimit PDSH fitoi 68 nga 140 vende të Parlamentit. Dy mandate të tjera u morën nga partitë e koalicionit të saj. Opozitarët e Partisë Socialiste fituan në zgjedhje 65 vende. Meqë PD nuk arriti shumicën, u formua një koalicion mes partisë së Kryeministrit Sali Berisha dhe një partie të vogël, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e ish-Kryeministrit Ilir Meta. LSI është shkëputur nga Partia Socialiste dhe në Parlamentin e ri ka katër deputetë.
Pavarësisht disa incidenteve gjatë fushatës elektorale, këto zgjedhje shënuan një përmirësim të dukshëm në krahasim me zgjedhjet e deritanishme që prej rënies së komunizmit në vendin e Europës Juglindore. Misioni vëzhgues i zgjedhjeve të OSBE-së i klasifikoi zgjedhjet për "Kuvendin Popullor" sipas kritereve të Kopenhagenit, me disa rezerva të vogla, si të lira dhe të drejta.
Edi Rama, Kryetari i PS-së dhe Kryebashkiaku i Tiranës, vendosi pak pas krijimit të Qeverisë që partia e tij të mos marrë rolin e opozitës, meqë sipas tij, në disa zona zgjedhore ka pasur manipulime dhe procesit zgjedhor i ka munguar transparenca. Ai kërkon një rinumërim të votave. Që nga kjo kohë politika e brendshme e Shqipërisë është e penguar. Nëse brenda një kohe të shkurtër, edhe me përpjekjet ndërmjetësuese, nuk ka një zgjidhje të konfliktit, kjo situatë e bllokuar do të ketë pasoja negative për procesin e anëtarësimit në BE.
Në një bisedë me Ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, që nga 2005 deri 2007 ishte Ministër i Transportit dhe Turizmit, ai theksoi se Shqipëria ka arritur në 2008 një rritje ekonomike prej 6,8%. Gjatë viteve të fundit Qeveria shqiptare ka realizuar shumë projekte të rëndësishme në infrastrukturë. Në tërë vendin është rinovuar dhe përmirësuar rrjeti rrugor. Projekti më domethënës është rruga nga kufiri me Kosovën në Qafë Morinë deri në Portin e Durrësit. Kjo lidh zonat veriore me Tiranën, i mundëson Kosovës akses në një port detar si dhe lehtëson vërshimin e turistëve nga vendet fqinje në plazhet e bregdetit të Adriatikut. Një pjesë e aksit mes Kalimashit dhe Rrëshenit është ndërtuar nga firma amerikane Bechtel dhe një partner turk i saj, në një zonë me reliev shumë të vështirë dhe përfundoi pak para zgjedhjeve. Në përurim, në qershor 2009, morën pjesë Kryeministri Berisha dhe homologu i tij turk Erdogan, në një prani të madhe të medias. Gjithashtu, aeroporti ndërkombëtar i Rinasit është modernizuar nën drejtimin e firmës gjermane Hochtief.
¹Artikulli është botuar në një formë të shkurtuar edhe në revistën diplomatike gjermane "Diplomatisches Magazin".
²Matthias Dornfeldt
Koordinator i Programit për Leadership
Instituti Aspen Gjermani