E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin kamerunasi Bertrand,te korçarët merr formë sulmi



Sulmuesi i shumëpritur kamerunas, Bertrand, ka mbërritur dje në Ohër, teksa menjëherë ka nisur stërvitjen me korçarët. Por te korçarët boshnjaku i cili ishte në provë u largua menjëherë. Teksa reparti i sulmit ka mbetur ende i paplotësuar, ngërçi i korçarëve është duke shkuar drejt zgjidhjes. Kamerunasi Bong Bertrand ka mbërritur gjatë mesditës të së enjtes në Ohër dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës, e cila pas vetëm 24 orësh do të largohet nga ky qytet. Madje burime të mirinformuara, pranë klubit të futbollit, i kanë bërë të ditur gazetës se lojtari ka hyrë në seancën stërvitore të pasdites në orën 17:30. Megji-thëse është herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, nga paraqitja e parë e kamerunasit, Muça ka mbetur i kënaqur. Veçse prova e tij e vërtetë do të jetë miqësorja Skënderbeu-Flamurtari që skuadra do të zhvillojë gjatë pasdites së sotme në qytetin e Pogradecit, buzë liqenit të Ohrit. Lojtari ka nisur stërvitjen, teksa është pritur të mbërrinte në fillimjavë. Procedurat për marrjen e vizës hyrëse në Shqipëri kanë qenë shkaku i vonesës së tij, teksa bardhekuqtë janë duke shpresuar që ai të jetë dhe zgjidhja më e mirë për sulmin e Skënderbeut të ri. Gjithsesi lojtari ka kohë të “flasë” për vlerat sportive të tij, të cilat do të provohen në ndeshjen me vlonjatët, pas kthimit në Shqipëri. Ndërsa kamerunasi Bertrand ka mbërritur, pritet të largohet s’i i pavlefshëm sulmuesi boshnjak i ardhur prej disa ditësh tek Skënderbeu. Lojtari i ri 22- vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është provuar në disa seanca stërvitore, por dhe në ndeshjen miqësore mes Skënderbeut e Vllaznimit. Por nuk ka mundur të gjejë mundësinë për të shkuar tek goli. Trajneri i skuadrës, Shkëlqim Muça, i ka dhënë dhe një tjetër mundësi boshnjakut të provohet në ndeshjen e fundit miqësore me Flamurtarin për të parë nëse ai vlen, apo jo. Ka shumë gjasa, bëjnë të ditura të njëjtat burime, që lojtari nga Bosnja të kthehet pas, pasi nuk është ai i duhuri për skuadrën. Performanca e tij nuk ka qenë ajo që korçarët pretendonin, aq më tepër për vijën e parë të sulmit, që duhet mbuluar me një sulmues kalibri. Albana çakshiri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›