Dinamo mposht 4-0 Gramozin
Dinamo mposht 4-0 Gramozin, duke treguar se mbetet ajo skuadra pretendente për fitimin e titullit kampion. Në “Qemal Stafa”, blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça nuk kanë falur asgjë, teksa përballë kishin një kundërshtar inferior në emra dhe histori. Pavarësisht rezultatit të thellë, fitorja nuk ka qenë aq e lehtë përballë një skuadre që mendonte edhe të sulmonte. Goli i parë erdhi në minutën e 18-të me autor Sefën, ndërkohë që në fund të pjesës së parë portieri Kotorri doli me karton të kuq për një faull si lojtar i fundit. Ishte një moment kyç i takimit, Dinamo u mobilizua më shumë në lojën e saj. Në fillimin e pjesës së dytë Gentjan Muça dyfishoi shifrat, ndërsa Semina doli me karton të kuq duke lënë Gramozin me 10 vetë. Në minutat 60’ dhe 70’ dy sulmuesit Bakaj e Sefa mbyllën llogaritë me këtë sfidë, që e ngjiti Dinamon në kuotën e 23 pikëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)