E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton, i pari në Abu Dabi

Ljuis Hamilton ka qenë më i shpejti në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Abu Dabisë, ku ka dhuruar një paraqitje perfekte. Ndonëse shumë gjëra janë vendosur përsa i përket titullit kampion apo kampionatit të konstruktorëve, rritja e makinës MekLaren duket një bazë e fortë për të ardhmen. Britaniku, që sezonin e shkuar u shpall kampion bote, la pas vetes dy makinat Red Bull, gjermanin Sebastian Fetel dhe australianin Mark Veber. Rubens Barrikelo ka zënë vendin e katërt, ndërsa menjëherë pas tij është renditur kampioni i ri botës Xhenson Baton. Ndërkohë edhe këtë herë zhgënjimi më i madh kanë qenë dy makinat Ferrari, me Kimi Raikonen që është renditur në vendin e 11-të dhe Xhankarlo Fizikelën në vend të fundit. Gjithsesi në skuderinë italiane duket se kanë nisur që tani të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ku dyshja e pilotëve do të jetë Felipe Masa-Fernando Alonso.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›