E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo mposht kryesuesit, Vllaznia bën presion

Derbi i kryeqytetit ka dhuruar shumë emocione. Bardheblutë dominojnë në lojë, por shënon Dinamo, që e ruan me fanatizëm avantazhin deri në fund të takimit

Tirana përlotet, Gjonikaj heroi i Dinamos

 

Dinamo – Tirana 1-0

Dinamo: Gjonikaj, Sulejmanaj, Mehdihoxha, Lazri (Brari 47), Hasani, Qilimi, Horanlli (Fido 81), Vaka, Kaloshi, Meta, Muça. Trajner: Xh.Lloshi

Tirana: Saraçi, Cake, Jonuzi, F.Llagami (58 Karameto), Grabova, Ar.Sallaku, H.Llagami, Tabaku (Haxhia 49), Shyti (Kurti 41), Vatnika, Al.Sallaku. Trajner: L.Sengla

Shënues: Horanlli 18

Kartonë të verdhë: Lazri, Vaka, Muça / Saraçi, H.Llagami

Gjyqtarë: A.Gjeçi, E.Karaj, L.Mema (Tiranë)

Ka përfunduar mes lotëve të futbollistëve të Tiranës ky derbi në miniaturë i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës. Kjo humbje është e papranueshme pas 7-të javësh kampionat, ku Tirana kishte grumbulluar 6 fitore të njëpasnjëshme, duke ruajtur kreun me fanatizëm. Loja nis mes emocioneve të mëdha për të dy ekipet dhe Tirana i drejtohet menjëherë portës së Dinamos. Rastet që krijohen janë të shumta në numër, por Gjonikaj tregon formën e tij më të mirë në këtë takim. Në të 17-ën minutë Horanlli depërton në zonë, shmang dy mbrojtës të Tiranës dhe gjuan në portë, 1-0. Pas këtij çasti skuadra e Lloshit mendon të ruajë rezultatin.

Tirana nis sulmet në krahun e djathtë me Shytin, që është i papërmbajtshëm, shkon afër zonës disa herë dhe pason për Tabakun dhe Alaidin Sallakun, që gjuajnë, por Gjonikaj bëhet mace e zezë për ta. Në pjesën e dytë nga loja del Shyti i dëmtuar dhe krahut të djathtë të mesfushës tiranase fillon ti mungojë grinta sulmuese. Më pas Sengla bën disa përforcime të tjera, kur hedh në fushë edhe Karameton, por përsëri rezultati nuk ndryshon edhe pse sulmet shtohen. Skuadra krijon raste të tjera, ndërsa Dinamo nuk duket në fushë veç portierit Gjonikaj, që dje e ka patur ditën e tij me fat. Përfundon takimi 1-0 për Dinamon dhe në pankinën e bardhebluve fillojnë të rrjedhin lotët. Erjon HAMITAJ

 

Vllaznia humbet 2 pikë

Laçi Vllaznia 2-2

Laçi: Ujka, Meta, Martini, Biba, Kërtulla, Bruka, Lleshi, Mihana, Dika, Bardhi, Doda (u aktivizuan: Merdhoqi, Kastrati, Lepuri). Trajner: N. Tarazhi

Vllaznia: Harlicaj, Ruci, Hasaj, Gurishta, Pjeshka, Dyca, Dika, Hasani, Kalaja, Kabuni (u aktivizuan: Rama, Kozmai, Krymi). Trajner: E. Çaku

Shënues: Merdhoqi 61, Lleshi 64`/ Kabuni 28`, 34`

Gjygjtarë: F. Zeneli, Xh. Biba, A. Gjeçi (Kukës)

Ekipi shkodran kishte udhëtuar drejt Laçit për të marrë maksimimumin, por nuk ia arrin dot. Ka qenë një fillim i mbarë për ta, pasi kanë kaluar dy herë në avantazh në pjesën e parë me anë të sulmuesit kryesor, Kabuni, në minutat 28 dhe 34. Në pjesën e dytë laçianet zgjohen dhe shënojnë dy gola për 3 minuta, duke barazuar rezulatin. Ka qenë Merdhoqi në të 61-ën që ka rihapur takimin dhe Leshi në të 64-tën, që me një gol të realizuar mjeshtërisht i çon shifrat në 2-2. Shkodranët nuk pajtohen me rezultatin dhe hidhen në sulm në minutat e mbetura, por lënë shumë hapësira prapa, duke u rrezikuar nga kundërsulmet e vendasve. Mund të konsiderohet një pikë mjaft e vlefshme për vendasit, pasi ndodheshin në dizavantazh të dy golave përballë kampionëve në fuqi të Vllaznisë. Altin Preçi

 

Shkëndija nuk ruan rezultatin

Shkëndija Dr. – Besa 2-2

Shkëndija Dr.: Pëllumbi, Tanushi, Shkëmbi, Bajrami, Dedej, Matmuja, Malollari, Kllari, Xhakoni, Prenga, Milla. (u aktivizuan: Hima). Trajner: A. Domi

Besa: Curri, Doku, Kashami, Hilmiu, Arkaxhiu, Lushkja, Misiri, Kapedani, Hoxha, Çolla, Xhafa. (u aktivizuan: Veliu, Osmani, Rrogozhina). Trajner: Y. Teliti

Shënues: Kllari 15, Milla 20 (11-m) /  Hoxha 60 (11-m), Veliu 78

Gjyqtarë: K.Bajrami, L.Ziu, D.Vrapi (Tiranë)

Skuadra e mjeshtërisë sportive të Durrësit nuk ka mundur të mbajë dot rezultatin e krijuar në pjesën e parë. Sapo fillon loja, miqtë rrezikojnë, por disa kundërsulme të shpejta i çojnë vendasit te goli. Kllari në zonë nuk fal, gjuan dhe shënon në minutën e 15-të. Pas tij skuadra fiton një 11-metërsh, ku Milla shënon golin e dytë, 2-0. Me kaq përfundon pjesa e parë. Në të dytën rrjedha e lojës për miqtë është e krejt tjeër. Ylli Teliti aktivizon Veliun, Osmanin dhe Rrogozhinën, duke e bërë me efikase Besën. Në minutën e 60-të Hoxha ngushton rezultatin, ndërsa në të 78-n Veli Barazon me pas një 11-metërshi të akorduar në minutën e 78-të nga kryesori Bajrami. Djemtë e Telitit marrin një pikë në Durrës, kur gjithçka dukej e pamundur me rezultatin 2-0 të pjesës së parë.

Dorian AGOLLI

Sarandiotët surprizojnë Vlorën

Vlora Butrinti 3-4

Vlora: Muho, Duro (Bacaj 57), Kënella, Haxhiraj, Jahaj, Bazaj, Çobo (Myrtaj 50), Sulejmani (Toto 40), Kapaj, Karafili, Metlli. Trajner:F.Vidhaj

Butrinti: Shuli (Shehaj 6), Muzhaj, Shameti, Fileko, Kaso (Suli 35), Omeri, Gjoku, Kaçupaj (Çipa 41), Malaj, Borka, Toka. Trajner: D.Faslliu

Shënues: Metlli 10, Bazaj 15 (11-m), 40+1 / Omeri 20, Muzhaj 37, 60, Doko 70

Kartonë të verdhë: Jahaj (2) / Muzhaj

Kartonë të kuq: Jahaj, Bazaj

Gjyqtarë: K.Velçani, E.Hatia, S.Hanaj (Patos)

Paratërinjtë e Vlorës vijojnë me humbjet radhazi. Këtë herë është skuadra sarandiote që i mund me kthim rezultati, pasi skuadra vendase kishte të gjitha mundëistë ta fitonte takimin pas rezultatit 2-0 të krijuar në minutat. Miqtë tregohen më të saktë me lojën e tyre dhe si  rrjedhojë konvertojnë gjithë aksionet sulmuese në gola. Është Omeri që shënon golin e parë për Butrintin dhe më pas Muzhaj që barazon shifrat, por Bazaj shënon golin e avantazhit për Vlorën në minutën e parë shtesë. 3-2 mbyllet pjesa e parë. Në të dytën Muzhaj dhe Doko realizojnë dy gola të bukur, duke u marrë nga duart pikët e sigurta që mund të merrnin në Vlorë djemtë e Vidhajt. Por kjo nuk është fundi i botës duke ditur që skuadra vlonjate u ndëshkua dy herë me karton të kuq.

Kastriot BRAHIMI

 

Festival golash në Gjirokastër

Luftëtari Bylis 5-3

Luftëtari: Roko, Matushi, Kalemi (Mamo 41), Peçi, Garo, Kazma, Bella (Recka41), Lazaj, Llaka, Gaba, Bedaj (Zhapa 41). Trajner: A.Kumbulla

Bylis: Karriqi, Çaushaj (Metaj 52), Malko, Vrenozi, Korita, Prenika (Buzi 57), Tahiraj, Kollozi, Grëmbi, Pjetri (Mustafa 57), Salaj. Trajner: R.Mehmeti

Shënues: Lazaj 10, 13, 50 Peçi 70 (11-m), Kazma 75 / Tahiraj 7, Salaj 15, 30 (11-m)

Kartonë të verdhë: Kalemi, Kasma, Korita / Malko, Mustafa, Pjetri, Kollozi

Gjyqtarë:  E.Omeri, B.Hajno, E.Avdi (Sarandë)

Në një terren të rënduar nga shirat ka filluar ky takim mes paratërinjve të Bylisit mik dhe gjirokastritëve. Në disa pjesë të fushës tij topi ngecte në baltë, por nuk munguan golat e shumtë, ku shpërtheu Lazaj dhe Salaj. Miqtë hapin siparin e goleadës, duke shënuar në minutën e 7-të me Tahirajn, por pas tij barazon Lazaj për gjirokastritët. Loja bëhet argëtuese pasi shënon përsëri Lazaj në të 13-tën dhe barazon Salaj dy minuta pas tij, gjithashtu shënon golin e avantazhit 3-2 me 11-metërsh. Mbyllet pjesa e parë 3-2 për ballshiotët. Në pjesën e dytë Lazaj, Peçi dhe Kazma i japin fitoren e merituar Luftëtarit duke shuar ëndrrën e

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›