E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo për rekord, 3 trajnerë në 45 ditë



Trajneri i ri i Dinamos, kroati Zllatko Daliç, u prezantua dje si tekniku i tretë i 17-herë kampioneve, duke qenë trajneri i dytë i huaj i bluve për sezonin e ri.
TRAJNERËT- Dinamo e katij pragsezoni është për rekord, 3 trajnerë në 45 ditë: fillimisht u prezantua Ilir Daja (28 maj 2008-28 qershor 2008), më pas u emërua me urgjencë Marselo Havier Zuleta (28 qershor 2008- 15 korrik 2008), dhe pas shkarkimit të argjentinasit, menjëherë pas ndeshjes së humbur kundër Modricës në Tiranë, u zgjodh nga presidenti Besnik Sulaj, kroati Zllatko Daliç (16 korrik e në vazhdim). Duhet të kujtojmë edhe se ndihmëstrajneri Artan Mërgjyshi, zyrtarisht ka qenë trajneri i Dinamos në ndeshjen e dytë të humbur kundër Modricës (1-2) në Zenica. Dinamo gjatë sezonit të kaluar, ku fitoi edhe titullin pas gjashtë vjetësh, u drejtua nga dy trajnerë: Agim Canaj (deri në javën e 21-të) dhe Ilir Daja, i cili i dha titullin e dytë në presidencën e Besnik Sulajt, pas atij të parit (2001-2002) në drejtimin e Faruk Sejdinit, trajnerit aktual të Bylisit.
TRUKIM? - Mediat daneze shkruajnë se ndeshjet e Ligës së Kampioneve midis Dinamos dhe Modricës kanë qenë të fiksuara. Lajmin e jep gazeta daneze “NordJyske”, e cila nga ana saj i referohet ekspertëve të kompanisë së basteve online “BetXpert” ndeshja është luajtur “live” në internet. Drejtori Ekzekutiv i kompanisë së basteve “BetXpert”, Jakob Nilsen deklaron: “Në dhjetë vitet e mia të eksperiencës me bastet, kam hasur shume histori të çuditshme, por asnjëherë nuk e kam parë diçka të tillë. Dua të hetoj më në detaje nëse takimi midis Modricës e Dinamos, ka qenë e trukuar”.

Trajnerët e Dinamos
sezoni 2008-2009

Ilir Daja (shqiptar): 28 maj 2008-28 qershor 2008
Marselo Havier Zuleta (argjentinas): 28 qershor 2008- 15 korrik 2008
Zllatko Daliç (kroati): nga 16 korrik 2008

Shqipëria ngre flamurin në Pekin

Shqipëria ngriti flamurin e saj në Fshatin Olimpik të Lojërave të 29-ta Verore “Pekin 2008”. Të 11 sportistët pjesëmarrës në Olimpiadë, trajnerët e pjesëmarrësit e tjerë të delegacionit më të madh sportiv shqiptar ndodhen në Pekin. Shqipëria në të gjashtë olimpiadat (“Munih 1972”, “Barcelona 1992”, “Atlanta 1996”, “Sidnej 2000”, “Athinë 2004” e “Pekin 2008”) ka marrë pjesë në shtatë disiplina. Gjashtë sportistë: qitëset Shehu, Mata; peshëngritësit Suli e Gerti Trasha, notarja Marku, atleti Çollaku) kanë marrë pjesë nga dy herë. Rekordin me tre pjesëmarrje e mban Klodiana Shala me tri pjesëmarrje: “Sidnej 2000”, “Athinë 2004” e “Pekin 2008”.

Delegacioni shqiptar në “Pekin 2008”
ATLETIKA: Klodiana Shala, Dorian Çollaku (sportistë); Taulant Stërmasi, Vaso Selenica (trajnerë)
NOT: Rovena Marku, Sidni Hoxha (notarë); Dashamir Bregu (trajner)
MUNDJE: Said Prizreni, Elis Guri (sportistë), Sulejman Hoxha, Besnik Shehu (trajnerë); Viron Bezhani (teknik)
QITJE: Lindita Kodra (sportiste), Diana Mata (trajnere)
PESHËNGRITJE: Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Romela Begaj (sportistë); Genc Barkiçi, Hektor Shaqiri (trajnerë).
XHUDO: Edmond Topalli (sportist), Labo Capo (trajner).
Mjek: Muahmet Ostreni.
Shef i Delegacionit: Fidel Ylli
Stafi Olimpik: Kliton Muça
Kampi rinor: Ornela Çuko (gjimnaste), Albi Sorra (boksier).

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›