E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhiç del sot para Tribunalit të Hagës

I akuzuari për krime lufte, Radovan Karaxhiç do të paraqitet sot për herë të parë në ora 16:00 para Tribunalit të Hagës.

Sipas rregullave të Hagës prokurorisë dhe mbrojtjes do t'i duhen muaj të tërë për t'u përgatitur për gjykimin e Karaxhiçit.

Kryeprokurori Sergen Brammertz theksoi se bëhet fjalë për gjykim mjaft kompleks.

"Ky do të jetë gjykim kompleks" tha ai duke premtuar se do të bëjë çmos që viktimat të mund të shohin drejtësinë.

Karaxhiq akuzohet për gjenocid dhe bashkëpjesëmarrje në genocidin në Srebrenicë dhe në komuna tjera, zhdukje, vrasje, privim të qëllimshëm nga jeta, përndjekje, deportim, vepra johumane, terrorizim kundërligjor të civilëve dhe pengmbajtje gjatë luftës në BeH gjatë periudhës prej vitit 1992 deri në vitin 1995.

Presidenca e rradhës e BE-së u shpreh se ekstradimi i Karaxhiçit është me rëndësi për procesin e integrimeve të Serbisë si dhe për stabilitetin e rajonit. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›