E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Mallakastër, digjen vreshtat dhe ullishtet

Mallakastër- Një zjarr ka përfshirë një fshat në Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në parcela me të mbjella.

Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se zjarri ka rënë në mënyrë të papritur, ndërkohë që banorët e kanë pasur thuajse të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e tij. Të alarmuar ata kanë bërë njoftimin e forcave të policisë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Nga veprimet e para hetimore mësohet se si pasojë e flakëve që kanë përparuar të favorizuar edhe nga era janë djegur rreth 350 rrënjë ullinj, 3 dynym me vreshta dhe një sipërfaqe prej 3 dynumësh me shkurre e hamull.

“Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes”- thanë burimet policore.

Mësohet se ende nuk ka asnjë person të dyshuar si shkaktar të zjarrit, ndërkohë që policia po pyet banorë të zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›