Dinamo, priten pesë përforcime

Me skuadrën blu pritet që të bashkohen pesë lojtarë cilësorë, u shprehën sot burime nga klubi i Dinamos. Të njëjtat burime thanë se nëse Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të hapë merkaton, atëherë këta lojtarë do të jenë pjesë e skuadrës blu. Bëhet fjalë, nder te tjera, për sulmuesin e njohur Indrit Fortuzi qe mund të jetë shumë shpejt pjesë e skuadrës, ose në të kundërt, kjo do të ndodhë në muajin janar. Ndërkohë, janë edhe tre futbollistë të kampionatit shqiptar, por emrat e tyre nuk bëhen ende publike. Gjithashtu, do të shihet edhe një qëndërmbrojtës, i cili aktivizohet në Malin e Zi.