Tirana, Muka e Allmuça, në dyshim ndaj Flamurtarit

Trajnerit të ekipit të Tiranës, Mirel Josa, për ndeshjen e javës së dhjetë të kampionatit ndaj Flamurtarit pritet t'i mungojnë kapiteni, Dejvi Muka dhe Igli Allmuca, të cilët janë duke i zhvilluar seancat stërvitore të diferencuar nga skuadra. Josa u shpreh sot (e mërkurë) se të dy këta lojtarë me shumë gjasa nuk do të jenë në përballjen ndaj Flamurtarit, pasi rikuperimi i tyre është i vështirë. Ndërsa Nevil Dede, pas dëmtimit të lehtë, është bashkuar me skuadrën. Ndërkohë, tha Josa, të gjithë futbollistët e tjerë do të jenë të gatshëm dhe paraqesin një formë shumë të mirë.