E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio Kanavaro fiton “Topin e Artë”

Sot dita e futbollit europian kishte emrin Fabio Kanavaro. Kapiteni i Kombëtares italiane fitoi "Topin e Artë" të dhënë nga revista prestigjioze "France Football". Futbollisti i Realit të Madridit u bë kështu mbrojtësi i tretë që e fiton cmimin prestigjioz. Që nga viti 1956, kur është dhënë edhe për herë të parë cmimin, vetëm dy mbrojtës kishin mundur ta fitonin: Franc Bekenbauer, libero i Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut, që e fitoi në vitet 1972 dhe 1976, dhe Matias Zamer, gjermani që fitoi në vitin 1996, duke mposhtur me pikë Ronaldon dhe Alen Shirer. Kanavaro u bë kështu, mbrojtësi i parë jo gjerman që fiton "Topin e artë". Fabio është një produkt i pastër i shkollës italiane. Në 50 edicionet e mëparshme të cmimit të madh të dhënë nga "Franc Football" kishin fituar 28 sulmuesë (Mateus, Di Stefano, Kopa, Sivori, Eusebio, Albert, Rivera, Krujf, Blohin, Simonsen, Kigan, Rumenige, Rosi, Platini, Belanov, Gulit, Van Basten, Papin, Baxhio, Stoickov, Ueah, Ronaldo, Zidane, Rivaldo, Ouen, Ronaldinjo e Shevcenko), 8 mësfushorë (Suarez, Masopust, Lau, Bobi Carlton, Best, Mateus, Figo e Nedved), dy mbrojtës (Bekenbauer e Zamer) dhe një portier (mituku Lev Jashin në vitin 1963).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›