Aksidenti nga ngrica gjendet ne humnere kufoma e 34-vjecarit
ELBASAN - Gjendet nje kufome ne aksin Elbasan-Tirane ne afersi te vendit te quajtur Ara e Sollakut. Nje kalimtar banor i zones pikasi dje nje mjet tip Ford me targe DR 3328 E i cili kishte rene rreth 100 metra ne humnere dhe sinjalizoi policine. Blute mberriten menjehere ne vendin ku ndodhej mjeti dhe kufoma. Nga keqyrja e kryer dhe hetimet paraprake policia beri te mundur identifikimin e viktimes i cili ishte 34-vjecari Bledar Sinani nga Elbasani. Sipas burimeve policore Sinani qe punonte ne Tirane si fonist eshte larguar nga banesa me 24 janar rreth ores 00.30 me destinacion kryeqytetin. Pasi eshte vonuar dhe nuk u eshte pergjigjur familjareve ne telefon ata e denoncuan ate si te humbur ne komisariatin e Elbasanit. Por dy dite pas largimit nga shtepia 34-vjecari u gjet pa jete si pasoje e rreshqitjes nga ngricat dhe debora. Nga keqyrja e trupit ne morgun e qytetit rezultoi se viktima kishte humbur jeten si pasoje e perplasjes dhe hemorragjise se madhe fill pas aksidentit. Identifikimi i mjetit te dale nga rruga eshte bere dy dite pas aksidentit pasi reshjet e debores e kishin mbuluar ate. Fillimisht policia e Elbasanit u alarmua nga ngjarja pasi u dyshua per nje vrasje te mundshme. Blute mberriten menjehere ne vend dhe nisen hetimet por me pas rezultoi se viktima nuk shenonte asnje precedent penal dhe emri i tij nuk figuronte ne listen e personave problematike. Por pas hetimeve te metejshme dhe keqyrjes se trupit nga ekspertet e mjekesise ligjore rezultoi se ne trupin e viktimes nuk kishte shenje plumbi apo dhune. Gjithsesi policia beri te ditur se eshte duke hetuar rrethanat dhe shkaqet e ketij aksidenti. Dyshohet se shkak te kete qene rreshqitja nga ngricat. a.k