E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo sulmuese, Kuli premton shume

Pritet nje numer jo i madh me tifoze, ne stadiumin kombetar, per te perkrahur blute, ne ndeshjen e sotme evropiane, per shkak te rezultatit te disfavorshem te ndeshjes se pare. Dinamo e humbi ndeshjen e kaluar ne Finlande, 4-1. Nje humbje e papritur qe befasoi tifozet, te cilet prisnin nje rezultat me te mire, nisur nga gjendja e skuadres. Por edhe pse me nje rezultat ne disfavorin e tyre, blute jane shprehur se mundesine jane qe te fitohet ndeshja dhe madje ka ende shprese per te kaluar turin. Per Dinamon do te jete e mjaftueshme nje fitore e paster, 3-0. Ndeshjen e sotme do ta gjykoje nje treshe greke, me kryesor Vasilios Pamporidis. Ekipi kualifikues, pas ndeshjes se sotme, Dinamo- Lahti do te ndeshet ne raundin dyte te Euro Liges me Nova Goricen. Nje sezon me pare Dinamo eshte eliminuar ne raundin e pare te "Champions". Bekim Kuli, autori i golit te vetem ne Finlande do te jene sulmuesi kryesor i Dinamos ne ndeshjen e sotme. Kuli do te kete peshen kryesore te sulmit dhe premton nje fitore, pse jo te paster dhe me gola, cka do t'i sillte kualifikimin bluve kryeqytetas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›