E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia e njejte, pa Grimen ndaj irlandezeve

I njejti formacion qe fitoi ndeshjen e pare do te jete sot para tifozeve shkodrane ne kerkim te kualifikimit per ne raundin e dyte. Formacioni i Vllaznise pritet te jete i njejte si nje jave me pare, me dy ndryshime te detyruara per trajnerin, Hasan Lika. Ne vend te portierit Admir Grima pritet te jete portieri i dyte i Vllaznise, Bishani. Por edhe Belisha eshte ne dileme, per shkak te nje demtimi qe pesoi ne ndeshjen e pare. Te tjeret mendohet se do te jene po ata qe ishin ne sfiden e pare, ne Irlande, ku fitoi Vllaznia me merite te plote. Osja, Beqiri, Mrvaljevic, Hallaci, Smajli, Belisha, Nallbani, Shtubina, Kasapi dhe Sinani. Ndeshjen do ta gjykoje nje treshe malteze me gjyqtar kryesor, Marko Borg. Shkodranet pritet ta kalojne ne feste sfiden e sotme, nisur nga rezultati i ndeshjes se pare, por edhe ngaqe kjo eshte ndeshja e pare evropiane e ketij sezoni, qe luhet ne Shkoder. Presidenti Fushaj ne rast se ekipi do te kaloje ne raundin e dyte akorin 50 mije dollare, nje shume e perafert me ate te shperbilimit qe akordohet nga UEFA.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›