Sokol Bulku, rikthim te Partizani
Mesfushori Sokol Bulku do te rikthehet ne radhet e Partizanit, pasi ka arritur marreveshjen me drejtuesit e klubit. Mesfushori pritet qe te dale sot ne stervitje, duke zyrtarizuar transferimin e tij te te kuqte. Ish mesfushori i Tiranes ka qene ne radhet e Partizanit edhe ne sezonin e kaluar, por u largua prej andej per shkak te marredhenieve te ndera me trajnerin Sulejman Starova. Me fillimin e merkatos verore, Bulku eshte perfolur per rikthimin te Partizani, por nje destinacion i mundshem i tij ka qene edhe Dinamo. Nuk dihet nese kontaktet me blute kane qene konkrete, por tashme ai do te jete ne dispozicion te trajnerit Neptun Bajko, me fanellen e Partizanit.