E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo thyhet ne Korce Bakaj sherr me Pishen

Ne nje stadium te tejmbushur duke pasur njerez dhe jashte stadiumit nuk kish si ndodhte ndryshe. Skenderbeu dha proven e pare reale se do te jete pretendent i forte per titullin kampion. Gabime foshnjarake ne mbrojtje dhe nga portieri Hoxha e kane bere me krah Skenderbeun i cili dje e ka merituar plotesisht fitoren. Me gjithe perpjekjet e te dy skuadrave pjesa e pare ka perfunduar 0-0. Sapo ka nisur e dyta Muzaka kalon ne avantazh dhe duket sikur festa e korcareve do te prishej. Por nuk ka ndodhur keshtu. Qytetit te serenatave i eshte kthyer buzeqeshja shpejt sepse Berkic duke perfituar nga nje hezitim i mbrojtjes dinamovite ne mbulimin ne zone ka shenuar golin e barazimit. Korcaret vallezojne ne mbrojtjen blu e duket sikur Blanko korrigjon dicka teksa ka futur Seksenin dhe Maloten. Por asgje nuk ndryshon te blute kurse gjuajtja e Martinenes eshte vetem per statistike. Ne te 69 korcaret kane gjetur dhe golin e avantazhit qe ne fakt ka ardhur pas nje rremuje ne zonen e rreptesise blu. Dhe goli i trete model per nga menyra e ekzekutimit e fundos Dinamon qe dje ka qene pa mbrojtje e pa mesfushe por dhe pa sulm. Bakaj shenon sa per statistike ne fund.
Sherri
Nje pjese e lojtareve te Dinamos nuk e kane kaperdire humbjen ne Korce dhe kane polemizuar ashper me shoket e tyre. Nje nder ta ka qene edhe Elis Bakaj i cili mesohet se ka pasur nje polemike te ashper me kapitenin Arjan Pisha. Madje gjerat kane degraduar deri ne konfrontim fizik mes dy futbollisteve. Mesohet se Bakaj ka kritikuar Pishen per lojen e dobet ndersa qendermbrojtesi nga ana tjeter i eshte kunderpergjigjur se fantazisti ishte shume egoist ne fushe dhe se nuk e pasonte asnjehere topin. Burime prane skuadres blu bejne te ditur se ka pasur nje konfrontim fizik mes te dyve ndersa lojtaret e kane mohuar nje gje te tille.
Kaos ne Ballsh
Ndeshja Bylis-Shkumbini e cila perfundoi 3-2 per vendesit i ka pasur te gjitha brenda ne nje kohe qe pala peqinase ka akuzuar se ne pushimin midis pjeseve eshte goditur anesori i takimit. Nga sa mesohet ka qene Gerand Qirici i cili eshte goditur me grushte nga pjesetare te stafit te Bylisit. Ne fushe pas nje pjese te pare te qete ne 45 minutat e dyta Shkumbini ka pretenduar per nje gjykim te njeanshem. Sipas stafit te ekipit bardhekalter jane anuluar dy gola te rregullt dhe nuk eshte dhene nje penallti ne favor te Shkumbinit me protagonist Noren. Golat per Bylisin u shenuan nga Xhafa dy here dhe Guy ne fundin e takimit ndersa per peqinasit realizoi Kuli dhe Nora. Takimi ishte caktuar per te filluar ne oren 1300 por ai nisi 1 ore e 25 minuta me vonese pra ne 1425. Shkaku i kesaj vonese ka qene pikerisht ajo qe drejtuesit e klubit te Bylisit e kishin paralajmeruar nje dite me pare. Ata nuk lejuan kamerat e tjera pervec platformes Super Sport qe do ta transmetonte direkt kete ndeshje. Pas nje ore diskutimi mes delegatit te ndeshjes dhe nepermjet telefonave me drejtuesit e sektorit te garave ne FSHF nje gje e tille eshte bere e mundur dhe presidenti Kapllanaj ka rene dakord qe te vendosen kamerat. Trajneri Mucane delirE merituam

Shkelqim Muca nuk e ka fshehur kenaqesine e madhe pas suksesit ndaj ish-skuadres se tij Dinamos. Ambienti i mbremjes se djeshme ka qene i vecante per te gjithe. Nuk fitoi vetem Skenderbeu por fitoi futbolli sot ne Korce. Asnjehere nuk kam perjetuar emocione si ne kete takim. Kjo ka qene ndeshja me e bukur per mua dhe per ekipin e Skenderbeut. Te gjithe jemi surprizuar nga ky ambient dhe nga kjo tifozeri qe na ka mbeshtetur fuqishem. Kjo fitore nuk ka vleren e vetem 3 pikeve por shume me teper se kaq. Jam i gezuar per kete arritje por te fitosh dhe ndaj ish-ekipit tend kjo eshte nje tjeter emocion. ka thene Muca. I emocionuar pas ndeshjes ka qene edhe Zeqo i cili ka thene se ndihej i kenaqur dyfish qe skuadra kishte mundur kampionet ne fuqi. Jam shume i emocionuar nga ambienti i krijuar ku mbi 2 mije vete kane qene ne stadium mbi kapacitetin e tij. Keto jane tre pike shume te vlefshme kunder nje rivali direkt si Dinamo. Tashme nuk na mbetet gje tjeter vecse te mendojme per fazen tjeter dhe per te gjitha ndeshjet e saj. Kemi perpara ndeshjen me Besen takim te cilin duhet ta vleresojme per te vazhduar me serialin e fitoreve. Skenderbeu di te luaje mire madje dhe me mire se sot por te ndalesh Dinamon nuk eshte e lehte. Gjithsesi ne ia dolem dhe i falenderoj te gjithe per kete. Nderkaq trajneri i Dinamos Luis Manuel Blanko nuk ka dashur te flase per mediat gje qe ndodh per here te pare qe kur ka shkelur ne Shqiperi. Ai ka evituar deklaratat per shtyp. Kategoria Superiore

Java e 11-te 12-15 nentor
Te premten
Laci - Besa 1-0
Shazivari 89
Dje
Skenderbeu - Dinamo 3-2
Berkic 56 79 Biskup 69/Muzaka 49 Bakaj 90
Bylis - Shkumbini 3-2
Xhafa 10 47 Gyu 87/Kuli 40 Nora 78
Sot
Elbasani - Flamurtari 1300
Tirana - Vllaznia 1300
Neser
Kastrioti - Teuta 1300

RENDITJA
Skuadra N F B H G- G- P
1 Dinamo 11 7 2 2 21 13 23
2 Flamurtari 10 7 1 2 17 7 22
3 Skenderbeu 11 7 1 3 19 13 22
4 Tirana 10 4 3 3 14 10 15
5 Teuta 10 4 3 3 12 8 15
6 Shkumbini 11 4 2 5 16 17 14
7 Laci 11 4 2 5 12 13 14
8 Vllaznia 10 4 2 4 10 13 14
9 Bylis 11 3 1 7 14 23 10
10 Besa 11 1 5 5 7 13 8
11 Kastrioti 10 1 5 4 8 15 8
12 Elbasani 10 2 3 5 9 14 6
SHNIM Elbasani eshte me minus 3 pike ne renditje per shkak te denimit qe ka marre nga FIFA per mospagesen e lojtarit Darko Peric

Java e 12-te 20 nentor 2010
Flamurtari - Dinamo
Skenderbeu - Besa
Laci - Teuta
Kastrioti - Shkumbini
Bylis - Vllaznia
Tirana - Elbasani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›