Dinjo: ëndërroj "Topin e Artë"
Fillimi i sezonit ka qenë edhe më pozitiv sesa mund të imagjinohej në momentin e ardhjes së tij te Milani. Gjashtë gola të shënuar (5 në kampionat dhe 1 në Kupën UEFA) dhe paraqitjet gjithnjë e më bindëse e kanë lejuar të kthehet në nivelet e larta. Ronaldinjo i sotëm është ambicioz: "Duke fituar titullin me Milanin, besoj se mund të rifitoj ‘Topin e Artë‘. Do të bëj gjithçka për të sjellë trofeun në Milanelo, pastaj gjithçka do të jetë vazhdimësi. E dua këtë titull për t‘u rikthyer sërish numri një. E di që mund t‘ia dal". Me këto fjalë, braziliani ka lënë të kuptohet se trofeu i "France-Football" është tashmë një objektiv.