E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joakim Lëv grumbullon tre debutues

Në skuadrën e grumbulluar nga Joakim Lëv, për miqësoren e së mërkurës, ku Gjermania do të luajë me Anglinë në Berlin, janë tre debutues në kombëtare. Trajneri u dha shansin e parë për të veshur fanellën e kombëtares lojtarëve të Hofenhaimit, Marvin Komper e Tobias Vais, dhe mesfushorit të Volsburgut, Marsel Shafer. Përpara ndeshjes së mesjavës, Lëv ka menduar edhe që të organizojë një takim me të gjithë futbollistët. Synimi është që të kthejë qetësinë në skuadër, pas polemikave të javëve të fundit, të krijuara prej kritikave publike të kapitenit Mikael Balak dhe mesfushorit veteran, Torsten Frings. Me këtë bisedë Lëv kërkon të mbyllë një herë e mirë çdo diskutim rreth zgjedhjeve të tij teknike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›