E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinosha: Shqipëria nuk po ndihmon shqiptarët në Malin e Zi

Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Mal të Zi, Ferhat Dinosha, ka deklaruar se Shqipëria do të duhej materialisht t'i ndihmonte shqiptarët në Mal të Zi. "Deri tani Tirana nuk ishte e pranishme në aspektin e mbështetjes materiale për ndonjë projekt të shqiptarëve në Mal të Zi dhe mendoj se kjo nuk është mirë", deklaroi ministri Dinosha, per gazetën Vijesti. Në vijim, ai tha se Hungaria dhe Kroacia, një gjë të tillë e bëjnë për bashkëkombësit e tyre në vendet e tjera dhe theksoi se kështu do të duhej të vepronte edhe Shqipëria. "Shumë shtete europiane i ndihmojnë materialisht pakicat e tyre dhe mendoj se është koha që edhe Shqipëria ta bëjë këtë", tha Ferhat Dinosha gjatë intervistës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›