KQZ: Rivotimet në Prizren e Lipjan më 31 janar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përcaktuar 31 janarin si datën për zhvillimin e raundit të tretë të zgjedhjeve lokale në komunat e Prizrenit dhe Lipjanit.
Sipas sekretariatit të KQZ-së, kjo datë është koha optimale për përsëritjen e raundit të dytë të votimeve në këto dy komuna.
Gjithashtu, në takimin e sotëm u vendos që sekretariati i KQZ-së të dalë nesër me një plan operativ më të detajuar rreth rinumërimit të votave në komunën e Gjilanit.
Anëtarët e IFES thanë se deri para Vitit të Ri në dispozicion kanë vetëm 4-5 anëtarë të stafit lokal për të ndihmuar në rinumërimin e votave, kështu që, rinumërimi për Gjilanin do të bëhet pas festës së Vitit të Ri.