Zgjedhjet e parakohshme,Thaçi: S'kemi kohë për eksperimente
Kosova ka shumë sfida përpara dhe nuk ka kohë për t'u marrë me "eksperimente" të reja. Kështu ka theksuar Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intevistë për VOA duke përjashtuar kështu edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2010.
"Në 2010-ën do të ketë institucione shumë të qëndrueshme, përkushtim për të luftuar korrupsionin dhe krimin, sfidën e veriut të Mitrovicës, do të kemi njohje të reja, prandaj askush nuk ka ndërmend të merret me eksperimente të reja", ka pohuar Thaçi, duke bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar.
Më tej kreu i qeverisë kosovare ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës, procesin e zgjedhjeve lokale, si dhe ka rikonfirmuar politikën e kabinetit të tij për afrimin sa më të shpejt të Kosovës me Evropën.