E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia paralajmëron për ndërprerje të furnizimeve me naftë

Rusia paralajmëroi Bashkimin Evropian për një ndërprerje të mundshme të furnizimeve me naftë nëpërmjet Ukrainës për tre vende të BE-së, kjo për pasojë të një konflikti lidhur me çmimet mes Moskës dhe Kievit.
Lajmi është bëri i ditur nga qeveria sllovake, e cila citon një letër të Komisionit Evropian. Rusia njoftoi "mundësinë e ndërprerjes së furnizimeve me naftë për Sllovakinë, Hungarinë dhe Republikën çeke", shtoi qeveria sllovake në një komunikatë, duke përmendur një letër të drejtorisë së përgjithshme të Komisionit të ngarkuar me energjinë dhe transportet.
"Disa probleme të pazgjidhura mes Federatës ruse dhe Ukrainës janë arsyeja e përmendur", shtoi qeveria.
Kryeministri sllovak Robert Fico kërkoi një mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë së vendit duke filluar nga ora 14:00, thuhet më tej në komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›