Dinozaurët dhe fëmijët e një oborri
U bene shume kohe qe dinozauret e politikes shqiptare po grinden midis tyre dhe problemet e popullit i kane harruar.
Shkodra ishte nje tragjedi, qe nuk mbahej dot e fshehur, por problemet e tjera, si permbytjet ne rrethet e tjera, rremuja urbane neper qytete, shkollat pa drita ne fshatra, pallatet qe lihen pergjysme nga firmat e ndertimit, femijet qe ne kohen e lire defrehen me krismat e shashkave etj., qe veç e veç duken probleme te vogla, te marra se bashku jane nje tragjedi me vete e lene pa zgjidhje.
Bashke me politikanet, ne kete beteje absurde dinozauresh jane perfshire edhe qytetaret, te cilet kane harruar problemet qe lidhen me mireqenien e tyre dhe te familjeve te tyre.
Nuk po flas per mungesen e veprave te artit ne mjediset ne Tiranes, se nuk dua te behem si ndonje provinciale, qe synon te vishet me Valentino, apo Armani.
Flas per gjithe ato leje ndertimi qe jepen, ne te cilat nuk parashikohen vende per kohen e lire te banoreve apo te femijeve, ose parashikohen ne projekt po nuk realizohen. Jo vetem aq: pronaret e firmave marrin pagesen nga banoret qe blejne apartamentet dhe zhduken, duke lene ambiente te shemtuara, oborre te pashtruara, garazhe te pambaruara, qe behen kosha plehrash, apo vende te rrezikshme per kalimtaret e nates.
Indiferentizmi, paaftesia per te reaguar perballe padrejtesive apo sjelljeve te atyre qe cenojne qetesine, rregullin e pastertine publike, eshte ne nivele shume te larta. Ne kalojme prane ketyre shfaqjeve, si banore te nje planeti tjeter, sepse me sa duket edhe pas 20-viteve ende eshte e forte frika nga pushteti, nga protestat, e ngulitur gjate sistemit monist. Nderkohe femijet zbaviten nen hunden e ligjit dhe rendit me mjete te demshme e te rrezikshme, si shashkat.
Po çfare mund t'u thuash femijeve, qe defrehen me plasjet e shashkave dhe friken e te tjereve, ku jane prinderit ata qe u japin te holla per t'i blere?
Ndergjegjja qytetare nis te formohet qe ne fillimet e jetes ne familje e pastaj ne shkolle. Njeriu gjithe jeten meson e korrigjon veten ne marredheniet me te tjeret. Te gjithe kemi qejf te quhemi 'tiranas', duke hidheruar pak 'tironsit' qe jane grupuar deri edhe neper faqet e internetit per te ruajtur gjuhen dhe zakonet e ketij qyteti-kryeqytet.
Po edhe 'tiranasit' edhe 'tironsit' jane njesoj, kur flitet per ndergjegjen qytetare. Sepse perderisa nen hunden tone hedhin plehrat nga dritarja, i lene qeset me mbeturina ne qoshet e pallatit, nuk reagojne ndaj atyre qe prishin qetesine apo rregullin publik, ne nuk mund te quhemi 'qytetare', pra as 'tiranas', as 'tironsa'.
Te jesh qytetar, sipas kuptimit qe ka kjo fjale, do te thote jo thjesht te jesh banori i nje qytetit apo shteti, por edhe te shqetesohesh per pasojat e sjelljes tende ndaj qetesise, ndaj rregullit e jetes se te tjereve.
Realiteti tregon se ende jemi larg te qenit 'qytetare', pra larg detyrimit te pashkruar per te punuar per mbarevajtjen e bashkesise, se ciles i perkasim, nepermjet pjesemarrjes ekonomikisht, punes vullnetare apo menyrave te tjera, qe permiresojne jetesen e bashkeqytetareve dhe tonen.
Te gjithe kemi te drejt te kerkojme mbeshtetje, mbrojtje nga bashkesia, po ashtu si kemi edhe detyrime ndaj saj. Po ende te gjithe jemi te mberthyer para skenes, ku politika tregon muskujt.
Nderkohe Edvini, Joeli, Leonardi, Aldo, Orjoni, Tisiani, Marçelo, Marvini, Rei, Ergini, nje grup femijesh, qe banojne ne rrugen "Myrteza Topi" ketu ne Tirane dhe si vend zbavitjeje, si pothuajse te gjithe femijet e pallateve te banimit ne Tirane, kane nje shesh te shemtuar, te zhveshur, te lene pergjysme nga firma 'Goga'.
Nje dite me iniciativen e Edvinit e Joelit, ata lane shashkat e u kerkuan banoreve perreth ndonje fidan peme apo rrenje lulesh nga kopshtet e ballkonet e tyre, moren lopate e vegla te tjera dhe mbollen disa peme ne nje cep te oborrit, qe firma e ndertimit e ka lene pambaruar, duke perfshire edhe pjesen e garazheve poshte pallatit, e cila tani eshte kthyer ne kazan plehrash e burim mizash.
Me leket, qe deri dje blinin shashka, ata do te blinin pleh per pemet e tyre. Madje mendojne te gjejne edhe derrasa, qe te bejne ndonje stol atje.
U thashe se duhej te kerkonin edhe ndihmen e prinderve e te fqinjeve, qe te jepnin ndihmesen e tyre ne kete nisme qe ata kishin marre, po Orjoni me tha se askush nuk i ndihmon.
Atehere une mora aparatin, u bera nje foto dhe mendova se duhet t'i ndihmoj, duke biseduar me banoret perreth, keshtu qe ata te vijojne ne kete rruge, po te nxis edhe shkollat ku ata mesojne: "Lidhja e Prizrenit", "Servete Maçi" e "Siri Kodra", dhe me ane te shtypit, qe te ndihmohen dhe te edukohen femijet per te krijuar nje atmosfere te qete e te kendshme rreth banesave, sepse ndihmohet edhe secili prej nesh.
Femijet, po edhe prinderit e tyre duhet me ne fund ta kuptojne se permiresimi i cilesise se jetes, mbajtja e nje ambienti te paster e te bukur nuk eshte vetem detyre e qeverise dhe e bashkise, po eshte edhe detyre e qytetareve.
Le t'i leme dinozauret ne betejat e tyre zulmemedha. Le te nisim te bejme detyren tone si qytetare, te mendojme me shume per vete dhe femijet tane.