E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e krizës, Rama: Berisha, alibi pas alibish

Kryetari i PS-se ka shprehur shqetesimin per mosngritjen e Komisionit Hetimor mbi zgjedhjet


TIRANË - Menjehere pas shtyrjes se shqyrtimit te kerkeses se opozites per ngritjen e Komisionit Hetimor mbi hetimin e zgjedhjeve, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e cilesoi kete hap si nje alibi te kryeministrit Berisha per te mos zgjidhur krizen politike. "Pengesa pas pengesash, alibi pas alibish, refuzime pas refuzimesh, qe kriza politike te mos zgjidhet, qe procesi politik te terhiqet zvarre pafundesisht, qe pushteti te vazhdoje te shkaterroje e plaçkite Shqiperine.


Saliu ka deshtuar kete tashme e shohin te gjithe dhe pasi ka lene ne balte shqiptaret kerkon te rrije ne pushtet duke vjedhur perseri votat", - deklaroi Rama, pas punimeve te Konferences se Kryetareve.


Ne komunikimin e tij per mediat nga selia roze, kryetari i kesaj partie solli ne vemendje gjithashtu refuzimin e marrjes ne shqyrtim per te futur ne seancen e se enjtes propozimin e tyre mbi ndryshimin e buxhetit te vitit 2011.


"U shtyne te dyja keto çeshtje te medha dhe te rendesishme per vendin e njerezit, bashke me mocionin tone per debat per te ardhmen europiane te vendit, sepse ne Shqiperi nuk ka shumice te zgjedhur, por ka shumice te vjedhur. Shumica e vjedhur nuk e do transparencen e zgjedhjeve qe ne fakt ju ve kufij vjedhjeve", - u shpreh kryesocialisti.


Sipas tij, Berisha nuk e do ndryshimin e buxhetit per te ndryshuar te nesermen e atyre qe permbyten padrejtesisht, sepse e padrejte eshte qeveria dhe e deshtuar eshte qeverisja, pasi kjo kufizon shiritat e ardhshem elektorale. Sigurisht, nenvizoi ai, kryeministri nuk e do debatin per deshtimin e madh ne rrugen e integrimit, te cilin e shkaktoi Saliu, por e paguajne perdite shqiptaret.


"Ne jemi gjithsesi te vendosur, perdite e me te vendosur, akoma dhe me te vendosur sa here gjendemi perballe ketij muri kokefortesie e mbrapshtesie qe ta çojme perpara kauzen e transparences, qe te kembengulim per ndryshimin e buxhetit ne favor te zonave te permbytura, te cilat nuk kane nevoje as per lot krokodili, as per lemoshat e radhes, por kane nevoje per nje zgjidhje kurajoze dhe perfundimtare te problemit te tyre qe tashme eshte bere kronike", - deklaroi Edi Rama.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›