E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishikimi i standardit: duhet një autoritet

Gjuha Standarde / Nuk eshte nga firmetaret e Kongresit te Drejtshkrimit por eshte kunder qendrimeve ekstreme ndaj gjuhes se njesuar.


Profesor Seit Mansaku mendon se institucionet shqiptare nuk jane gati t'i pergjigjen nje procesi rishikimi me njerez dhe para


"Sigurisht, jam kunder qendrimeve ekstreme te atyre qe thone se s'ka nevoje per ndryshime edhe kunder atyre qe mendojne se ndryshimet duhet te shkojne thelle.


Nuk jemi pergatitur per te bere ndryshime te thella sepse nuk i kemi bere keto studime." Gjuhetari Seit Mansaku nuk ka qene firmetar i Kongresit te Drejtshkrimit, por çeshtjen e gjuhes letrare e quan nje nga zgjidhjet e medha qe u be ne ate kohe, ku u perfshine studiues nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, nga arbereshet e Italise. E njejta gje si neser, kur te mbledhurit nga keto ane diskutojne gjendjen e gjuhes dhe dalin ne propozime per rishikimi i gjuhes standarde.


Ne diten e pare te konferences shkencore, ne kumtesen "Nga gjuha letrare kombetare te gjuha standarde", prof. Mansaku trajton dy konceptet si te pabarabarte. "Per mua gjuha standarde duhej te ishte ndare ne funksione te detyrueshme dhe fakultative.


E detyrueshme si gjuhe zyrtare e shtetit, e administrates, e shkolles sigurisht. Ketu duhej kerkuar zbatimi i saj me perpikmeri, ndersa gjuha e letersise artistike te ishte e lire." Varianti i shkruar gege nuk i lire. Demin me te madh gjuhesor pas 1972-it, prof. Mansaku e sheh te moslevrimi i letersise ne gegerisht.


Tekefundit, çeshtjet historike te standardit nuk do ishin argumentet me te rendesishme per konferencen. Ai konfirmon se gjuhetaret dhe institucionet shqiptare nuk jane gati te ndermarrin procesin e rishikimin te standardit.


Pra, duke iu referuar vitit 1972, ju permendi demin me te madh ndalimin e letersise ne gegerisht...


Me 1972, shprehimisht nuk eshte thene qe ndalohet gegerishtja, por udhezimet qe u jepeshin shtepive botuese, autocensura e njerezve qe mendonin se duke shkruar gegerisht dilnin kunder nje gjuhe standarde qe e kishte miratuar dhe shteti, u shtri edhe ne gjuhen artistike. Dhe pothuajse nuk ke vepra gegerisht nga 72 e ketej.


Nuk ka qene dem vetem ne gjuhe. Ne te vertete u godit letersia e qarkut katolik shkodran, e asaj pjese, sidomos autoret e se ciles u quajten antikomuniste, te lidhur me Vatikanin, me Perendimin. Realisht ishin antikomuniste, u quajten te rrezikshem per komunizmin, prandaj kultura e tyre u menjanua dhe bashke me te, edhe vlera gjuhesore.


Per mua denimi gjuhesor ishte pasoje e ndalimit te letersise te atij qarku, jo i teri. Por Fishta, Prenushi, Koliqi qe kane nje krijimtari me nje pasuri gjuhesore te begate.

Çfare shtrohet per zgjidhje?


Ne plan te pergjithshem: varianti letrar gege te mos pengohet.

Po ne 20 vjet nuk eshte penguar...
Le te jete ne zgjedhjen e autoreve dhe nese ata duan t'i drejtohen nje publiku sa me te gjere. Po te kete njerez qe dine ta shkruajne mire, eshte pasuri.

Çfare doni te thoni me "ta shkruajne mire"? Ështe vene se ndryshe nga njeri-tjetri e shkruajne gegerishten autoret qe i perkasin te njejtit brez.


Per mua gegerishtja nuk ka nevoje te jete e unifikuar. Te jete e lire. Mjaft e kemi nje standard te unifikuar, por jo me me nderhyrje per ta standardizuar edhe ate.


Gegerishtja letrare nuk mund te thuhet se i ka shteruar mundesite e pasurimit te shqipes qofte ne leksik e frazeologji, edhe ne sintakse, jo shume ne forma morfologjike dhe fonetike.

Profesor, çfare duhet ripare ne sistemin drejtshkrimor te shqipes?


Per shikimin e disa rregullave te drejtshkrimit, jane dy postulate te rendesishme qe duhen mbajtur parasysh. Gjuha eshte nje fenomen qe zhvillohet bashke me shoqerine, ndryshon sipas ligjeve te saj, por ndikohet edhe nga faktore jashtegjuhesore, jo ne ate shkalle sa te thuhet se gjuha duhet t'u pergjigjet ndryshimeve shoqerore-politike.


Postulati tjeter eshte qe standardi duhet te kete qendrueshmeri, kjo ruan komunikimin per nje kohe te gjate. Disa ndryshime qe mund dhe duhet te behen, te mos prekin bazat dialektore, por te kene te bejne me permiresimin dhe thjeshtimin e disa rregullave, perfshirjen e fjaleve qe ne kohen kur eshte bere ai drejtshkrim, nuk ekzistonin.


Ju çfare prisni nga konferenca?


Kjo konference do te riparaqese ato verejtje qe jane bere here pas here, qe ne Kongresin e Drejtshkrimit. Duhet bere nje inventar i çeshtjeve qe duhen rishikuar dhe keto pastaj duhen studiuar. Kete duhet te beje kjo konference qe te mos ngelet ne nivelin e konstatimeve.


S'ka asnjeri qe ta kundershtoje qe duhet te perfshihet ne gjuhen standarde ose letrare pasuria leksikore e shqipes, e gegerishtes apo e toskerishtes.


Do duhen te parashikohen edhe politika, projekte konkrete se si mund te behet vjelja e gjithe kesaj pasurie e perfshirjes se saj ne studime, ne fjalore, qe te hidhen ne qarkullim, qe te mund te perdoren. Kjo eshte kryesorja.


Jane disa tema te veçanta qe kerkojne studim te gjithe materialit gjuhesor. Per shembull ne qofte se eshte thene qe amtar shkruhet pa e, mua me lind dyshimi pse amtar pa e, dhe pse anetar me e.


Qe te thuhet se duhet hequr e tek anetar, kjo nuk mund te behet duke pasur parasysh vetem ate fjale. Prandaj duhet te nxjerresh nga fjalori i gjuhes shqipe ose nga kartoteka, tere inventarin e fjaleve femerore me e si kishtar, kordhetar qe te besh listen e plote edhe te shqyrtosh se ku ka mundesi te hiqet e-ja.
Pra duhen pare rast pas rasti.


Jane gati gjuhetaret, institucionet?


Kete doja te thosha: ne vendimet per ndryshime, duhet pasur parasysh edhe aspekti teknik qe s'eshte thjesht teknik, po edhe ekonomik. Disa ndryshime ne drejtshkrim do te kerkoje edhe rishikimin e teksteve shkollore qe jane botime me tirazh te lart. Nuk do te thote se kjo do te pengoje punen per rishikimin e drejtshkrimit. Studiuesit bejne punen e tyre, pastaj eshte Ministria e Arsimit qe vendos qe te ribotoje tekstet apo jo.


A mund te imponoje QSA autoritet per ta kryer procesin?


Vete QSA dhe Ministria e Arsimit duhet te kene parasysh gjendjen ne te cilen ndodhet realisht Qendra e Studimeve Albanologjike, fondet qe i japin asaj. Qe te besh keto duhet ta ndjekesh procesin e zhvillimeve gjuhesore, qe ta ndjekesh procesin duhen njerez.


Ka pasur dikur nje Departament te Kultures se Gjuhes qe ndiqte dukurite, gabimet qe beheshin ne shtyp, krijonte skedare. Duhen statistika: sot nuk ka asnjeri ne Institutin e Gjuhesise dhe te Letersise qe te merret me kete pune.


Me 2005, me iniciativen e Ledi Shamku-Shkrelit, Instituti ne fjale nenshkroi nje aktmarreveshje me Institutin e Gjuhesise te Universitetit "La Sapienza" te Romes. Qellimi ishte ngritja e nje grupi pune per te pare gjendjen e perdorimit te gjuhes shqipe qe flitet e shkruhet sot. Asgje deri me sot.


Ledi Shkreli ka nje deshire qe duhet bere pasaportizimi i shqipes. Kjo per mendimin tim eshte e sakte. Duhet bere kerkimi ne terren, si perdoret. Ndersa ndjeka e perdorimit eshte shume e domosdoshme dhe jep mundesi per studime te reja sociolinguistike, gjendja e krijuar tani ne Tirane me nje popullsi mjaft heterogjene, kerkon ndjekjen e proceseve gjuhesore. Ne asnje menyre nuk mendoj se kjo situate duhet te ndikoje te ndryshimin e standardit.


Gjuha e shkruar nuk mund te pasqyroje gjithmone ndryshimet e gjuhes se folur. Dhe nuk mendoj eshte nje problem per shqipen, por per gjuhe qe jane standardizuar prej kohesh dhe qe eshte krijuar nje hendek midis gjuhes se shkruar dhe gjuhes se folur.


Megjithate, fjaloret e botuar "ne liri", tani vone, nuk reflektojne realisht pasurine e gjuhes kombetare.


Sigurisht, zhvillimi ne terren ne gjuhen e folur shkon me perpara. Per mundesite reale te forcave shkencore dhe per fondet qe i ka kushtuar shteti kesaj fushe, veshtire se mund te behej fjalori i madh. Ështe nisur prej kohesh fjalori i madh i gjuhes shqipe i menduar te dali ne disa vellime.


Ështe pasur parasysh kjo sepse kartoteka qe eshte krijuar ne Institutin e Gjuhesise e te Letersise ka nje numer te madh skedash, disa miliona skeda. Pra eshte baza per te krijuar nje fjalor te madh.


Por nuk eshte e lehte. Duhen forca ndihmese per vjeljen e botimeve te reja qe te pasurohet kartoteka, duhen forca shkencore te kualifikuara per ta ndermarre dhe per ta vazhduar.


Kurse tek ne ka ndodhur e kunderta. Forcat ndihmese teknike per arsye te shkurtimeve qe u bene kudo, u shkurtuan plotesisht; forcat shkencore te kualifikuara per te bere fjalore pak nga pak po dalin ne pension, dhe vihet ne dyshim vertet hartimi i nje fjalori.


Kjo konference duhet ta mbaje parasysh kete, jo thjesht per gjuhetaret dhe studiuesit, por duhet t'ia parashtroje qeverise. Nuk behet nje fjalor i madh nese nuk ka mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit dhe te Qeverise per te dhene fondet e duhura qe te paguaje njerezit e duhur dhe te behet puna paraprake.


Kritikat qe kane gjetur pergjigje


Prof. Mansaku mendon se jane disa probleme te historise se standardit qe nuk kane nevoje te rimerren.

Njeri: duhet apo s'duhet standardi.
Kritika tjeter, qe te liheshin dy variantet letrare te levroheshin dhe te pritej gjersa ato te bashkoheshin dhe te shkriheshin ne nje standard te veçante, "nuk i qendron as kritikes teorike, as te dhenave qe jep gjuhesia e pergjithshme, sepse siç thote nje nga themeluesit e gjuhesise moderne Ferdinand de Saussure, Gjuha e lene ne meshiren e fatit, eshte e destinuar te qendroje e ndare ne dialekte dhe te sjelle vetem ndarje. "
Duke iu referuar historise se vete standardizimit te shqipes, prof.


Mansaku kujton se qe ne vitin 1940, Mustafa Kruja, nje njeri qe eshte marre mjaft me mbrojtjen e gjuhes, ne Kongresin e Pare te Studimeve Shqiptare, qe ngarkuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare qe te bente nje raport per gjendjen e gjuhes letrare shqipe dhe ç'duhej bere me tutje.


Kruja shkruan ne kete moment se nuk duhet pritur me ta leme gjuhen te zhvillohet ne menyre spontane, duhet te diskutohet per te vendosur nje gjuhe standarde, pa dhunuar ligjet e zhvillimit te gjuhes.


"Edhe kritika qe behet se politika dhe shteti ka nderhyre ne vendosjen e gjuhes standarde, besoj e ka marre pergjigjen.


Nderhyrja e shtetit eshte e nenkuptuar. Kur themi ka nderhyre, kemi parasysh, pa mbeshtetjen e shtetit, pa perkrahjen e tij, pa shkollen, mjetet publike te informacionit. Pa kete nuk vendoset dot nje gjuhe letrare zyrtare", komenton prof. Mansaku.


Realisht te dy dialektet nga pikepamja shkencore ishin barabarte te mundshme per t'u ngritur ne nivelin e gjuhes standarde. Te dy ishin te levruar me shkrim, sigurisht gegerishtja me heret. Qe ne fillimet e shkrimet te shqipes doli Buzuku me 1555, Matrenga me 1592, po ne shekullin XVI u shkrua toskerishtja, ne nje mase me te vogel.


Dokumentin e pare te shkruar shqip, Formula e Pagezimit, eshte ne gegerisht. Vjen pastaj ajo qe quhet Ungjilli i pashkeve ose Perikopeja e Ungjillit, ne toskerisht.
Ne periudha te ndryshme jane shkruar ne perpjesetime te ndryshme. Gjate Rilindjes Kombetare pati tjeter raport.


Por pas vitit 1944 qene rrethanat politike shoqerore qe perkrahen dialektin toske per t'u ngritur ne gjuhe standarde.


"Pati edhe arsye gjuhesore, sepse eshte nje realitet qe toskerishtja eshte me e njesuar, nuk ka perthyerje dialektore aq sa ka gegerishtja", shton gjuhetari. Megjithate ai eshte kunder diskutimeve qe shtrojne edhe sot sa vepra letrare jane shkruar toskerisht, sa gegerisht; sa shkrimtare kane qene nga jugu, sa nga veriu. Ështe kunder sepse keto nuk mund te perdoren si argumente per çeshtje te gjuhes standarde.


Dje


Ne tetor 2005 Instituti i Gjuhesise dhe Letersise prane Universitetit te Tiranes nenshkroi nje aktmarreveshje me Institutin e Gjuhesise te Universitetit "La Sapienza" te Romes. U parashikua ngritja e nje grupi pune nga Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise, qe do te punonte per vjeljen e 100 mije fjaleve nga shtypi i shkruar, letersia autoktone, tekstet shkollore elementare, tekstet e prodhuara per gjuhen e folur, filma teater.


Nga keto do te nxirreshin prirjet e gjuhes dhe perspektiva e saj, per te pare perdorimet e shqipes se shkruar e te folur. Iniciatoret thoshin se kishte ardhur momenti per te pare sa perdoret standardi afro 30 vjet pas normimit te nje sistemi drejtshkrimor te shqipes, ne kushte te reja shoqerise, kultures, zhvillimit shqiptar.


Gjendja rezulton e tille qe leksiku aktiv i shqiptareve eshte rrudhur shume dhe ka rene ndergjegjesimi gjuhesor. Me katalogimin qe parashikonte aktmarreveshja e mesipermes do te dilnin ne pah fjalet e shqipes se perdorshme dhe pasuria e saj, te sugjerueshme per tekstet shkollore dhe per te shpresuar ne zgjerimin e leksikut aktiv.


Neser


Angazhimi i qendrave albanologjike ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Itali, Gjermani duket total. Ka pasur edhe zera qe dyshojne qe nje dasme si kjo per nga pjesemarrja nuk do te kete rezultat, se akoma nuk dihet çfare kerkohet te rishikohet.


Dhe rishikimi i standardit ne praktike, do te kerkonte nje institucion autoritar, autoritet qe Qendra e Studimeve albanologjike nuk e ka. Autoritar ne kuptimin e mundesive per mbledhur forcat shkencore efektive, po edhe forcave teknike, siç e ve ne dukje i intervistuari yne, profesor Seti Mansaku.


Gjithsesi, njoftojme se Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Gjuhesise dhe Letersise hapin neser ne Durres konferencen shkencore "Shqipja ne etapen e sotme: Politikat e permiresimit dhe te pasurimit te Standardit", 15-17 dhjetor.
Hapja behet nga Prof. Dr. Ardian Marashi, kryetar i Qendres se Studimeve Alabanologjike.


Ne dy seancat e dites se pare lexohen referate dhe kumtesa mbi Historine e formimit te standardit. Standardi dhe legjislacioni dhe Probleme gramatikore te standardit. Referojne Bahri Beci, Rexhep Ismajli, Bardhyl Demiraj, Bahtjar Kryeziu, Gjovalin Shkurtaj, Rrahman Paçarrizi, Ethem Likaj, Wilfried Fiedler etj.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›