E Diel, 1 Nëntor 2026

Dioguardi perpiqet te ndergjegjesoje amerikanet rreth borxhit te madh

Xho Dioguardi kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane i cili humbi ne garen per senatin amerikan vitin e kaluar thote se po perpiqet te ndergjegjesoje amerikanet rreth borxhit te madh te jashtem qe ka vendi. Ish kongresmeni ka krijuar per kete qellim edhe nje fondacion.

Zeri i Amerikes Zoti Dioguardi meqenese ju jeni marre shume me ceshtje politike me Shqiperine dhe me Kosoven per shembull pak njerez e dine se ju e keni filluar karrieren si auditor dhe kur u bete anetar i Kongresit ju e perdoret profesionin tuaj per te terhequr vemendjen te shpenzimet e pakontrolluara te qeverise madje shkruat edhe librin Kongresi i papergjegjshem. Si lindi ideja per kete liber

Xho Dioguardi Une kisha punuar per 22 vjet me radhe per firmen me te madhe te kontabilitetit ne Amerike. Ajo firme ishte e para qe propozoi idene e ashtuquajtur E verteta ne qeverisje. Me pak fjale kjo do te thoshte se llogarite financiare dhe buxheti i qeverise duhet te jene po aq ne rregull sa duhet jene edhe ato te cdo korporate publike. Keshtuqe kur erdha ne Kongres ne vitin 1985 u habita kur mesova se isha ligjvenesi i pare i zgjedhur ndonjehere qe kisha profesionin e auditorit. Prandaj mendova se do te ishte me vlere qe te perqendrohesha te ceshtja e pergjegjshmerive financiare te qeverise. Keshtu fillova te flsas per mentalitetin e kartes se kreditit qe ne kemi ketu ne Shtetet e Bashkuara.
Shikojeni kete. Kjo eshte nje karte votimi qe perdoret ne Kongresin amerikan pra futet ne nje aparat dhe pastaj shtypet butoni po ose jo. Gjithnje kam menduar se cdo here qe une e perdorja kete karte pra sa here qe votoja ne Kongres nuk beja gje tjeter vecse rrisja borxhin kombetar te vendit. Prandaj i thosha vetes kjo nuk eshte nje karte e thjeshte votimi por eshte ne fakt nje karte krediti teper e shtrenjte me e shtrenjta ne bote sepse ne e perdornim ate pa limit duke thene le ti shlyeje keto borxhe presidenti qe do te vije me pas.

Zeri i Amerikes Por a nuk ishte Amerika ne ate kohe ne gjendje me te mire financiare se sa eshte sot Pra ju kishit luksin qe ta perdornit me lirisht kete karte apo jo

Xho Dioguardi Po ishte ne gjendje me te mire sepse ne ate kohe borxhi yne kombetar ishte vetem disa trilion dollare ndersa sot ne kemi 14 trilion dollare borxh. Problemi eshte se 14 trilion jane borxhe ne forme bonosh thesari pra qe figurojne ne librat tona te kontabilitetit. Mirepo ajo qe nuk figuron fare ne keto llogari jane borxhet e tjera qe ne nuk i regjistrojme si parate qe ne shpenzojme per sigurimet shoqerore  kujdesi shendetesor per te moshuarit pensionet e ushtarakeve dhe programe te tjera te qeverise. Po te shtohen edhe keto atehere borxhi yne kombetar arrin ne 63 trilion dollare. Prandaj edhe une vura kandidaturen per ne Senat vitin e kaluar.

Zeri i Amerikes Pra ne ate kohe ju shkruat dhe botuat kete liber. fare propozonit ne thelb me kete liber

Xho Dioguardi Ajo qe propozoja une ishte qe ne te fillonim ti tregonim te verteten popullit amerikan per borxhin qe ne kishim. Ne nuk mund te vazhdojme te shpenzojme pa kufi dhe te mos i regjistrojme shpenzimet tona. Sepse nje dite keto borxhe do te duhet te paguhen. Per shembull sigurimet shioqerore. Nese na shterrojne parate si do te ndiheshin njerezit kur tu themi se per ta nuk do te kete me pension. Kjo duhet zgjidhur dhe ne ende kemi kohe por jo shume kohe. Kjo eshte arsyeja qe ne Kongresin e ri jane zgjedhur shume njerez nga e ashtuquajtura Tea Party. Keta njerez jane ngopur tashme duke pare se ne po shpenzojme para qe nuk i kemi.

Zeri i Amerikes Pra anetaret e rinj te Kongresit jane me te prirur per te luftuar shpenzimet e tepruara qeveritare

Xho Dioguardi Po. Para se te vija ne Uashington nga Nju Jorku u dergova anetareve te rinj te Dhomes se Perfaqesuesve dhe te Senatit nje leter bashke me nje kopje te librit ku u thosha se po vij per te formuar nje komision jo-zyrtar ne Kongres ku te flitet mbi ceshtjen e pergjegjshmerise. Sot pergjegjshmeria eshte nje fjale shume e rendesishme. Nese ne perdorim parate e taksapaguesve sa mire i perdorim ato me sa objektivitet dhe transparence i perdorim ato. Prandaj une po perpiqem te bind anetaret me te rinj te Kongresit qe te jene me kerkues per te ndryshuar rregullat me te cilat kemi vepruar deri tani.

Zeri i Amerikes Po por vendi sapo ka dale nga recesion i thelle dhe administrata ka nevoje te shpenzoje per shembull per krijimin e vendeve te punes. Si do ti balanconit ju keto dy gjera

Xho Dioguardi shte e veshtire keni te drejte. Por ne duhet te kuptojme se ndonese duhet ta stimulojme ekonomine ne nje fare mase duke shpenzuar para si qeveri ne duhet tu japim fund shpenzimeve te tepruara sepse keto jane para qe ne nuk i kemi por i marrim borxh. Kjo eshte e rendesishme sepse sot Banka Qendrore po i mban interesat te ulta inflacioni eshte i ulet dhe qeveria po vazhdon te hedhe ne treg para. Mirepo me vone kjo mund te coje ne rritjen e inflacionit mund te coje ne interesa me te larta dhe neqoftese ne nuk kemi nje zgjidhje qysh tani me vone do te na duhet ti paguajme interes me te larte Kines dhe vendeve te tjera te cilave u kemi marre borxh.

Zeri i Amerikes A do te thote kjo se amerikanet duhet te bejne me shume sakrifica

Xho Dioguardi eshtja eshte se Presidenti Obama si udheheqes duhet ta shtroje kete qysh tani pra se ne jemi ne nje lufte ekonomike e cila kerkon nje fare sakrifice nga secili. Pra i duhet thene popullit amerikan se duhet rindertuar fuqia e Amerikes nese nuk duam te shohim Kinen te behet numri nje ne bote. Shpresoj se Presidenti Obama ne dy vitet e tjera te mandatit do ta beje kete.

Zeri i Amerikes Ju nuk arritet te zgjidheshit ne Senatin amerikan megjithese luftuat fort. Cili eshte hapi juaj i ardhshem cfare do te beni pas kesaj

Xho Dioguardi E dija se gara do te ishte shume e veshtire sepse Nju Jorku ka shume me teper demokrate se sa republikane. Megjithate arrita fitore ne garen brenda partise republikane. Ne te ardhmen mund te kandidoj perseri por tani po punoj me fondacionin qe kam krijuar E verteta ne qeverisje. Ribotova librin po udhetoj neper Amerike per te mbajtur fjalime dhe po flas neper programet televizive ne te cilat flisja kur isha kandidat si Fox dhe CNBC. Qellimi im eshte tu kerkoj njerezve te zgjohen  qe ne si vend te jetojme brenda mundesive tona ekonomike ne menyre qe ta shpetojme boten nga nje fuqi tjeter e cila nuk do te ishte aq demokratike sa Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›