E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtjet e pazgjidhura te Kosoves nje nga sfidat kryesore per stabilitetin evropian

Drejtori i Agjencise Kombetare te Zbulimit James Clapper dhe 7 drejtues te tjere te larte te agjencive te zbulimit po deshmojne sot ne Kongres per strategjine e sherbimeve te zbulimit per vitin e ardhshem.

Mes zyrtareve qe po deshmojne gjate seances me dyer te hapura dhe me pas gjate nje seance tjeter me dyer te mbyllura vec zotit Clapper jane edhe drejtori i CIA-s Leon Paneta dhe drejtori i FBI-se Robert Muller.

Dhoma e Perfaqesuesve po perpiqet te gjeje menyra per te shkurtuar buxhetin federal dhe shefat e zbulimit do te pyeten rreth shtimit te kostos se punes se tyre. Vitin e kaluar qeveria shpenzoi mbi 80 miliarde dollare per aktivitetet e zbulimit dy here me shume se sa ishte buxheti para sulmeve te vitit 2011.

Ne raportin e paraqitur sot para kongresit ne pjesen per Evropen thuhet se ngjarjet ne Ballkanin Perendimor vazhdojne te paraqesin sfidat kryesore per stabilitetin ne Evrope per vitin 2011. Si shkaqe tensioni qe kerkojne angazhimin e burimeve diplomatike dhe atyre te sigurimit te Perendimit per kete rajon permenden marredheniet e tensionura nderetnike ne Bosnje Hercegovine dhe ceshtjet e pazgjidhura te Kosoves ku perfshihet e ardhmja e rajonit te banuar me shumice serbe ne veri perpjekjet e Beogradit per te rihapur ceshtjen e statusit te Kosoves si dhe dobesia e shtetit ligjor dhe demokracise ne Prishtine.

Kosova thuhet me tej eshte njohur nga mbi 70 vende perfshire 22 nga  27 vendet e BE-se megjithate ne vitet ne vazhdim Prishtina do te vazhdoje te jete e varur nga komuniteti nderkombetar per ndihma ekonomike si dhe do te kete nevoje per prani diplomatike e ushtarake per te ndihmuar ne konsolidimin e shtetit. Institucionet e Kowsoves jane te dobta thuhet ne raport ndersa krimi dhe korrupsioni jane ne nivele shume te larta. Beogradi nga ana tjeter vazhdon te sfidoje me mjete politike dhe diplomatike pavaresine e Kosoves.

Prania e NATO-s ndonese me e vogel ne numer eshte ende e nevojshme per te frenuar dhunen dhe ndihma e saj eshte jetike per krijimin e nje force sigurie te Kosoves te efektshme dhe demokratike.  Udheheqesit e Serbise thote me tej raporti i agjencive amerikane te zbulimit  deshirojne nje perparim te shpejte drejt anaetaresimit ne BE por ne te njejten kohe ata nuk jane te gatshem te heqin dore nga pretendimi i Beogradit mbi Kosoven. Serbia e ka shtuar bashkepunimin me NATO-n por ka thene se nuk do te kerkoje anetaresim ne vitet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›