Aksident ne Lushnje- Kavaje dy te vdekur

Dy të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë janë pasoojat e një aksidenti në aksin Lushnje – Kavajë në rrethrrotullimin e Savrës. Enver Sulko 65 vjec dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën pasi drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonin ka dalë jashtë rrugës.Shpejtësia e lëvizjes ka qenë mjaft e madhe dhe drejtuesi i tij, tashmë i plagosur rëndë, nuk ka mundur të marrë kthesën ne vendrrotullim por ka ecur drejt duke u përplasur me bordurat e rrugës.
Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë edhe një tjetër pasagjer i këtij automjeti.Policia në versionin e parë të dhënë pas ngjarjes ka konfirmuar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit .
Aleksandër Nushi