E Diel, 1 Nëntor 2026

Tomas Kantrimen viziton Maqedonine

Zevendes ndihmes sekretari amerikan i Shtetit per Euroazine Tomas Kantrimen shprehu sot shqetesimin ne Maqedoni per ceshtje qe kane te bejne me shtetin ligjor dhe lirine se shtypit.

Zoti Kantrimen i beri komentet gjate nje vizite ne Shkup ku u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetaret e dy partive me te medha ne vend. I pyetur mbi mundesine e zgjedhjeve te parakoheshme zyrtari amerikan tha se kjo eshte nje ceshtje e brendshme politike e Maqedonise duke shtuar se ai pret nga drejtuesit e  politike te sillen me pergjegjesi.

Zoti Kantrimen shkoi ne Shkup nje jave para vizites qe kryeministri Gruevski pritet te beje ne Shtetet e Bashkuara. Ai u takua dhe me udheheqesin e Lidhjes Social Demokrate te  opozites Branko Cervenkovskin dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim Ali Ahmeti.

Zyrtari i larte amerikan shkon neser ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›