E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster kapet makina me plumba arrestohet 35 vjecari

Një makinë me plumba është bllokuar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa po tentonte të futej në territorin greke, atje ku dhe do të dërgonte porosinë e berë nga një trafikant armësh. Sipas policisë së Gjirokastrës, në vendin e quajtur Tre Urat gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar në automjetin tip Audi A4, me targa AA 596 BL, që drejtohej nga Aurel Seiti rezultoi se në brendësi të tij u gjetën të fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së pasme të pasagjerit, si dhe në mbështetësen e pasme të sediljes dy qese letre të mëdha, ku brenda tyre kishte municion luftarak, fishekë për pistoletë. Në secilën qese kishte nga 650 fishekë luftarak për pistoletë, gjithësej 1300 fishekë. Ky person i kishte marrë fishekët në Ersekë dhe do t’i çonte në Patra tek një shtetas grek kundrejt një shume prej 600 euro për secilën qese. Pas veprimeve hetimore policia beri dhe arrestimin e 35 vjeçarit Aurel Seiti nga Erseka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›