Itali, aksidentohet autobusi, humbin jetën 5 persona
ITALI - Një autobus me policë të dalë në pension u rrëzua sot në veri të Italisë, duke u marrë jetën pesë personave, bënë të ditur autoritetet.
Më shumë se 10 të tjerë mbeten të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur autobusi doli nga autostrada duke u përplasur me pengesat e rrugës pranë Padovas.
Forcat e shpëtimit nxorën trupat e pajetë të pesë personave, të gjithë ish- policë të dalë në pension, të cilët kishin rënë në një kanal. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)