E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce zhduket prej 5 ditesh 30 vjecari

Zhduket prej pesë ditësh një 30 vjeçar nga qyteti i Korçës. Sipas familjarëve të cilët kanë denoncuar rastin, Armand Abdullai ka dalë nga shtëpia në datën 1 Maj,pas një telefonate dhe prej këtij momenti familjarët kanë humbur çdo komunkim me atë. Pas denoncimit në polici grupi hetimor, ka marrë në pyetje familjarët, miq por edhe persona të tjerë që kanë kontaktuar të fundit me 30 vjeçarin.

Sipas deklarimeve nga ata, ai ishte një person i rregullt dhe pa konflikte, por dyshohet se zhdukja e 30vjeçarit lidhet me aktivitetin e tij si huadhënës.

Prej më shumë se një viti Avdulli u jepte kundrejt interesit shuma huash personave të ndryshëm nga qyteti i Korçës. Ndërkohe policia është duke verifikuar tabulatet telefonike të të zhdukurit për të zbardhur identitetin e personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›