E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diploma e Maturës, nis shpërndarja në shkolla

Nis shpërndarja e diplomave të Maturës në shkolla. Siç kanë bërë të ditur autoritetet e arsimit, maturantët që kanë aplikuar të studiojnë jashtë vendit, rreth 4500 të tillë, do të pajisen të parët me këtë dokument, pasi u kërkohet nga ambasadat. Ndryshe nga Dëftesa e Pjekurisë, Diploma e Maturës do të jetë një dokument i një formati tjetër, i pajisur me elemente të forta sigurie. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Petraq Papajorgji, thotë se elementet e sigurisë në këtë diplomë synojnë parandalimin e abuzimeve që janë konstatuar me dëftesat e shkollave të mesme. Diplomës së Maturës, përveçse do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, do t’i bashkëngjitet edhe një certifikatë që do të përmbajë listën përkatëse të notave të çdo maturanti. Certifikata e notave ka si element sigurie vetëm ID-në e nxënësit, që përputhet me ID-në e tij në diplomë dhe do të jenë të pasqyruara notat e katër ose pesë viteve të shkollës së mesme si dhe notat e 4 provimeve të Maturës

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›