E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kambizmi, koha për të bërë euro

SHKRUAN: Sabina Veizaj 14-07-2011 11:25

Je i detyruar të bësh transaksione në monedhën e eurozonës, është momenti i duhur. Ka dy ditë, që monedha euro në tregun e brendshëm valutor nuk është në një pozicion komod, krahasuar me një javë më parë. Por vlera e këmbimit valutor e monedhës europiane është me leverdi për qytetarët, që kanë vendosur të blejnë shtëpi, për ata që kanë tashmë një kredi në euro, për personat që duhet të paguajnë studimet e tyre në monedhën europiane, etj. Pra, ky është momenti i duhur për të blerë euro. Në agjencitë e këmbimit valutor në kryeqytet, një euro shitej dje me 138,9 lekë dhe blihej me 139,5 lekë. Ndërsa sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro tregtohej dje me 138.97 lekë. Ndërsa monedha jeshile amerikane mund të blihej dje në agjencitë e këmbimit valutor me 98, 5 lekë dhe të shitej me 99,5 lekë. Kurse, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan tregtohej dje me 98.71 lekë. Agjentët valutorë në kryeqytet kanë reaguar habitshëm ndaj uljes së menjëhershme të vlerës së monedhës europiane. Sipas tyre, luhatja e menjëhershme ndodh me monedhën amerikane, por jo me euron. Ata sqaruan se në tregun e brendshëm spekulohet ndjeshëm në kursin e këmbimit valutor, duke u justifikuar me luhatjen e bursës ndërkombëtare, pavarësisht se ndikimi i bursës ndërkombëtare reflekton menjëherë në tregun e brendshëm valutor. Agjentët e këmbimit valutor u shprehën se në treg nuk ka likuiditet dhe kjo e ul vlerën e euros, gjithashtu edhe ardhja e emigrantëve dhe e turistëve në këtë sezon pushimesh ka ndikuar, por jo në mënyrë të ndjeshme. Sipas tyre, puna në këtë sektor ka rënë ndjeshëm sepse mungon likuiditeti në treg. Sipas tyre, është Banka e Shqipërisë ajo që spekulon me kursin e këmbimit valutor. Ndërsa sipas ekspertëve të ekonomisë, rënia e menjëhershme me dy pikë e monedhës europiane argumentohet me reflektimin e bursës ndërkombëtare, pasi kriza e Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë ka tkurrur iniciativën e investitorëve për të vepruar, por ata janë drejtuar kah shitjes së euros. Kjo është arsyeja kryesore, sipas ekspertëve që euro po rrezikon menjëherë pozitën e saj në tregun e këmbimit valutor. Gjithashtu edhe efekti i sezonit turistik ka ndikuar sipas tyre, por jo në mënyrë të konsiderueshme. Edhe agjencitë europiane të lajmeve raportojnë shqetësimin e dobësimit të monedhës së eurozonës dhe njëkohësisht forcimin e dollarit amerikane. Ekspertët e huaj e motivojnë dobësimin e euros me krizën e borxhit sovran që të Greqisë, që sipas tyre rrezikon “t’ia ngjisë” edhe atyre vendeve europaine të cilët janë ‘infektuar” tashmë, mes tyre edhe Italisë. Sipas këtyre agjencive, si për të mos mjaftuar, për të plotësuar kuadrin e paqartë dhe të komplikuar ishte vendimi i agjencisë së Kursit të Këmbimit Moody, që një ditë më parë ka komunikuar që ka ulur kursin në Irlandë me një shkallë, duke e çuar nga “Ba1″ në “Baa3″, në një nivel të konsideruar “mbeturinë”, me një parashikim negativ. Në të njëjtën kohë, ekspertët e huaj këshillojnë se për ata që merren me bursën e arit, dhe vërejnë një dobësim të ekonomisë globale, dy ditë më parë, ari në bursën e Wall Street ka arritur nivelin e 1.563 dollarë për onz, paraqet një bast të mirë. Ndërsa për ata që mendojnë se lufta ndaj euros do të mbarojë, mund të luajë në monedhën europiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›