E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku nga bruceloza, vaksinimi po bëhet në kohën e ndaluar

Tiranë- Ministria e Bujqësisë është duke vaksinuar në masë të gjitha bagëtitë e imëta, kundër brucelozës, në bazë të një projekti të mbështetur nga Bashkimi Europian.

Por vaksinimi në këtë fazë, kur bagëtitë janë në kulmin e prodhimit të qumështit ka një rrisk shumë të madh te përhapjes në masë të brucelozës, duke qënë se përhapet përmes qumështit, mund të infektojë konsumatorët.

Ekspertet thone se është kategorikisht e ndaluar të vaksionhen bagëtitë në këtë periudhë të vitit. Edhe vetë vaksina e ka të shkruar se ndalohet përdorimi në kohën kur bagëtitë janë të mbarsura ose në kohën e prodhimit të qumështit. Por autoritetet e bujqësisë janë duke vazhduar pikërishrt në këtë kohë. Madje ata kanë fshirë nga etiketa pikërisht faktin se vaksina nuk duhet bërë në kohën e prodhimit të qumështit (laktacionit).

Por sipas burimeve të gazetës IDEA, Ministria e Bujqësisë i ka marrë tashmë 3 milion doza vaksinash të cilat skandojnë për një muaj dhe duhet me çdo kusht t’i shpenzojë, edhe pse ato duhet të ishin bërë që në Nëntor. Ndërkohë, me gjithë këto kushte, Ministria e Bujqësisë njofton çdo ditë mbi vazhdimin e procesit të vaksinimit.

Më shumë se 36 mijë krerë të imta janë vaksinuar kundër brucelozës në Qarkun e Korçës. Vetëm brenda kësaj jave veterinerët e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës kanë arritur që të vaksinojnë më shumë se 10 për qind të numrit të të imtave në këtë Qark. Fushata Një pikë në sy është mbështetur nga të gjitha strukturat e pushtetit lokal në rajonin e Korçës dhe është mirëpritur nga fermerët e kësaj zone. Në një vizitë në fshatin Mborje, ku veç strukturave të Ministrisë  së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe atyre lokale morën pjesë dhe drejtues të Projektit PAZA e Delegacionit të Bashkimit Europian, u pa nga afër procesi i vaksinimit te delet dhe dhitë. Drejtues të Delegacionit BE-së, që është dhe financuesi kryesor i kësaj fushate kombëtare vunë në dukej rëndësinë e mbrojtjes nga bruceloza dhe çrrënjosjen e sëmundjes. Rëndësia e kësaj mase veterinare është e shumëfishtë, pasi ajo lidhet jo vetëm me mbarëvajtjen e sektorit blegtoral, por mbi të gjitha krijon garanci për shëndetin e fermerëve që mbarështojnë këto kafshë si dhe për shëndetin e gjithë konsumatorëve të produkteve blegtorale- tha Adrian Maho, drejtori Rajonal i Bujqësisë në Korçë.

Ky është njoftimi më i fundit i Ministrisë së Bujqësisë, që dëshmon vazhdimin e fushatës së vaksinimit, në këtë periudhë shkencërisht të ndalur për këtë proces.

Çfarë është bruceloza

Të dhenat per vitin 2007 tregojne se jane mbi 700 persona te prekur nga semundja e brucelozes. Kjo semundje eshte shfaqur ne fshatra edhe qytete. Aktualisht Bruceloza (Brucela militensis) eshte semundja infektive zoonotike me e rrezikshme ne vendin tone. Semundja e brucelozes eshte semundje qe transmetohen shume thjeshte tek njerezit, dhe kerkon shume kohe per tu kuruar. Njerezit infektohen duke perdorur qumeshtin e paperpunuar, si dhe nen produktet e tij, si djathin e fresket, te fermentuar, gjalpin etj, ne te cilin brucellat qendrojne gjate. Bruceloza (Brucela militensis) del nga organizmi kafsheve kryesisht me qumesht dhe mishit. Ne njerez ndodhin demtime ne: mushkeri, zemer, melci, aparati linfograndular, sistemi nervor (neurobruceloza), aparatin gjinor mashkullor (deri ne sterilitet) dhe deformim artikulacionesh (invaliditet).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›