E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi kërkon rishikimin e neneve të Kodit Penal

Thaçi në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se nevojitet riformulim dhe rishikimi i dy neneve të Kodit të ri Penal, që cenojnë lirinë e gazetarëve.

“Qëndrimi i prezantuar i zëvendëskryeministrit Kuçi sa i përket Kodit Penal, neneve 37 dhe 38, është qëndrim plotësisht i qeverisë së Kosovës, i imi dhe natyrisht se kërkohet edhe rivlerësim dhe riformulim, u shpreh Thaçi në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Zv.kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi deklaroi se do të kërkojnë mendimin e këtyre dy neneve dhe nëse një gjë e tillë nuk pranohet ai u zotua se do japë dorëheqjen.

Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Thaçi ka përshëndetur opinionin e Freedom House, sa i përket progresit të arritur për mediet e lira. Në raportin e fundit të publikuar nga Freedom House, Kosova renditet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›